Panorama (Albania)

Apeli vulos çështjen ndaj Bashës, pushohen hetimet

Çështja u pushua më herët edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë

-

Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për pushimin e akuzës së "Falsifikim­it të dokumentev­e" ndaj kreut të PD- së, Lulzim Basha, dhe dy funksionar­ëve të kësaj partie. Vendimi është dhënë ditën e djeshme, në një seancë të bërë nga gjyqtarët e Apelit në dhomë këshillimi. Pala akuzuese mësohet se nuk kishte paraqitur në seancën e djeshme asnjë provë të re për akuzat e ngritura ndaj Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë, duke argumentua­r se nuk ka elementë të veprës penale, çka bëri më pas që ky vendim të ankimohej në Apel. Prokuroria e ankimoi vendimin e Shkallës së Parë, duke e akuzuar Bashën për falsifikim formularës­h, pasi dyshohej se kishte fshehur dy pagesa të kryera në SHBA për lobim dhe madje edhe një lidhje me Nik Muzin, por nuk u gjetën prova, prandaj edhe akuzat ranë. Tashmë, Basha është shpallur i pafajshëm me vendimin e dhënë nga Apeli i Tiranës. Kujtojmë se hetimet për rastin nisën dhe për akuzën e "Pastrimit të parave", por në njoftimin e akuzës, Prokuroria shkruante se pas hetimeve kjo akuzë rezultoi e paprovuar. "Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 645 të vitit 2018 me të pandehur Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, akuzuar për veprën penale të ' Falsifikim­i i vulave, i stampave ose i formularëv­e', të parashikua­r nga neni 190/ 3 të Kodit Penal", shkruhej në njoftim. Duke iu referuar dokumentit të Prokuroris­ë, akuza për "Pastrim parash" nuk vërtetohej dhe duke iu referuar nenit 328/ 1 të cituar, "fakti penal, për të cilin është hetuar, nuk ekziston". Por kundër këtij vendimi të dy kolegëve të tij, ka qenë prokurori Kolë Hysenaj, që ka kërkuar hetime shtesë dhe marrjen e dëshmisë së shtetasit amerikan Nik Muzin dhe hetime të mëtejshme për akuzën e "Pastrimit të parave". Hetimet për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin nisën për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratik­e të disa mijëra dollarëve për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit 2017. Pati dyshime se këto para nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që partia kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania