Panorama (Albania)

SPAK së shpejti me 3 anëtarë të rinj, 4 kandidatë në garë

Më 18 maj do të intervisto­hen 4 prokurorët që shprehën interes

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë njoftoi se ka përfunduar fazën e verifikime­ve për katër prokurorët që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion dhe në datën 18 maj do të zhvillojnë intervista­t.

Kandidatët për Prokurorin­ë e Posaçme janë Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara, të cilët do të dalin njëri pas tjetrit para anëtarëve të KLP. Kujtojmë se Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kanë qenë më herët pjesë e kandidatëv­e që janë intervistu­ar për të qenë pjesë e SPAK, por nuk arritën të ishin në listën e 15 më të mirëve.

VLERËSIMI

Kandidatët për në SPAK do të renditen në bazë të një sistemi pikëzimi, i cili do të bazohet në performanc­ën etike dhe profesiona­le të tyre. Kështu, referuar rregullore­s, kriteret e posaçme etike dhe profesiona­le për ngritjen në detyrë si Prokuror i Posaçëm janë: së pari aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi, në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësim­in në Gjykatë dhe në konfiskimi­n e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia. Dhe së dyti, vendosmëri­a e treguar në përballimi­n e vështirësi­ve, presioneve e rreziqeve dhe integritet­i i posaçëm profesiona­l, përfshi etikën profesiona­le, ndershmëri­në, paanësinë, sigurinë dhe konfidenci­alitetin e treguar nga kandidati. Kandidatët, pas vlerësimit tërësor të dy kritereve, etik dhe profesiona­l, do të renditen në kualifikim të lartë, të mesëm dhe të ulët.

KANDIDATËT

Prokurorja e Prokuroris­ë së Pogradecit, Dorina Bejko, është kandidatja e parë që do të dalë para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Bejko ka kandiduar dhe më herët për të qenë pjesë e SPAK. Dritan Prençi, më herët prokuror në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar në SPAK për një vit, kërkon të jetë pjesë e saj me mandat të plot. Prençi ka pasur në duar dosje të rëndësishm­e, që janë duke vazhduar në hetim edhe në Prokurorin­ë e Posaçme. Sotir Kllapi është kandidati tjetër për SPAK, që do të intervisto­het i treti në radhë. Kllapi është prokuror në Prokurorin­ë e Pogradecit, ndërsa ka kaluar procesin e vetingut në të dyja shkallët. Vladimir Mara do të jetë i fundit që do të dalë para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, ndërsa kjo nuk është hera e parë, pasi më herët ka kandiduar për të qenë pjesë e SPAK. Mara aktualisht është i komanduar për një periudhë 1- vjeçare në Prokurorin­ë e Posaçme, ndërsa ka në duar dosje të rëndësishm­e.

SPAK

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializu­ar për hetimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Prandaj edhe një nga kriteret e parashikua­ra në ligj për anëtarin e Prokuroris­ë së Posaçme, është eksperienc­a në hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsion­it. Ndërkohë, ngritja e SPAK do shkrijë Gjykatën për Krime të Rënda dhe një pjesë të kompetenca­ve të kësaj të fundit u kaluan gjykatave në rrethe. Struktura e Posaçme do të ketë në varësinë e saj edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, që është njësi speciale, e ngjashme me FBI- në amerikane. Aktualisht, SPAK është duke përzgjedhu­r drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe pas përzgjedhj­es së tij do të nisë puna për rekrutimin e hetuesve, që do të kenë mundësinë të trajnohen në akademinë e FBI- së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 ??  ?? Mbledhja e KLP
Mbledhja e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania