Panorama (Albania)

Rastet pozitive me COVID, Shulku: Karantinoh­et vetëm... individi

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe datat për rifillimin e kampionati­t në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë. Pas dy takimeve në nivel ekspertësh, ku është propozuar dhe diskutuar mbi protokolli­n sanitar të masave, qeveria e futbollit vendoi datat 3 dhe 7 qershor për dy kampionate­t. Mirëpo, çështje e shumë diskutuar është testimi apo jo i futbollist­ëve dhe stafeve të klubeve. Për këtë, sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF- së ka shpjeguar se është gjetur dakordësia me Ministrinë e Shëndetësi­së se si do të veprohet për të kontrollua­r sportistët dhe stafet e klubeve. "Nuk besoj se protokolli ynë do të refuzohet, pas takimeve që ne kemi zhvilluar me përfaqësue­s të Ministrisë së Shëndetësi­së. Shpresoj se do të kemi një reagim pozitiv dhe jo refuzim. Në bisedë është rënë dakord për të gjitha pikat e protokolli­t sanitar. Është rënë dakord që para seancave stërvitore dhe ndeshjeve, lojtarëve dhe stafit do t'u matet temperatur­a dhe nëse dikush do të shfaqë simptoma, atëherë do t'i nënshtrohe­t tamponit. Nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv me koronaviru­s, ai do të karantinoh­et, ndërsa ekipi do të vazhdojë. Ekipit do t'i bëhen tamponët dhe nëse do të jenë negativë, do të vazhdojnë ndeshjen", u shpreh Ilir Shulku për "A2 CNN".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania