Panorama (Albania)

Meta çon në Kushtetues­e Teatrin, Budina: Hetim për zhdukjen e 70 armëve që nga periudha osmane

"Protestues­it, një grup njerëzish që kanë thyer të gjitha rregullat aktuale kundër aktit normativ për mbrojtjen ndaj koronaviru­sit"

-

Teatri u rezistoi dy tërmeteve, dokumenti i Bashkisë: "Jashtë kërkesave sizmike..."

Basha ngujohet me aktorët në sallën e Teatrit: Nuk do lejojmë të shembet

Vendimet në ditën “pa mbledhje qeverie”, Avokati i Popullit kërkon relacionin

Kryeminist­ri Rama u shpreh i vendosur dje për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa i ka kërkuar Presidenti­t Meta që të mos ndërhyjë në kompetenca­t e qeverisë.

Rama është shprehur në emisionin "Opinion" se ka 20 vite që është i bindur se teatri duhet të shembet. "Askush nuk ka shans ta ndalojë veprimtari­në e pushtetit ekzekutiv", u shpreh Rama. Kryeminist­ri shpjegoi edhe lehtësimin e masave kundër koronaviru­sit, ndërsa ka theksuar se nga data 18 do të hapen lokalet në të gjithë vendin.

A e dini se kreu i PD- së ka deklaruar që do ta kalojë natën së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, pra Basha ju ka paralajmër­uar që nuk duhet të guxoni ta shembni Teatrin Kombëtar?

Për mua është një temë e ezauruar, e cila ka shumë vite, 20 vite. Qëndrimi im është i njohur prej 20 vitesh. Nuk besoj se ka pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi në debat në distancë me këtë temë. Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe në bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor në një temë politike, tregon vetëm shterpësi dhe asgjë tjetër.

Ju vazhdoni të jeni i bindur që Teatri duhet shembur?

Unë nuk kam qenë asnjëherë me bindje tjetër prej 20 vitesh. Nuk ka asnjë patate të nxehtë, ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit dhe natyrshmër­isë së ndarjes së punëve. Bashkia e Tiranës është në të njëjtën kohë dhe agjencia që do të ekzekutojë të gjithë projektin. Ne nuk i kemi thënë merre prishe, por merre ndërtoje. Vija e zjarrit është në spital dhe lufta është për të mbrojtur shëndetin dhe do të thotë një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz dhe për të bërë gjeste patetike dhe që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë proces ligjor apo demokratik, është shterpësi.

Pse nuk prisni një vendim të Gjykatës Kushtetues­e ose ta kaloni me referendum fatin e Teatrit Kombëtar?

Unë shoh aty një grup njerëzish, që kanë thyer të gjitha rregullat aktuale kundër aktit normativ për mbrojtjen ndaj koronaviru­sit, duke vënë në rrezik veten dhe të tjerët. Ashtu siç ndodhi në Durrës, ku kryetari i PD- së shkel të gjitha rregullat, organizon një takim për punën e tij, nëpër lokale, në një mjedis të mbyllur, pa asnjë rregull dhe kjo për mua nuk është shfaqja e një qëllimi politik, por një tjetër shfaqje e rrezikshme, kur ne gjatë hapjes duhet të kemi parasysh se nuk ndikon roli i Policisë në çdo rast, por roli i qytetarëve.

Unë shoh aty një grup njerëzish që kanë thyer të gjitha rregullat aktuale kundër aktit normativ për mbrojtjen ndaj koronaviru­sit, duke vënë në rrezik veten dhe të tjerët. Ashtu siç ndodhi në Durrës ku kryetari i PD- së shkel të gjitha rregullat, organizon një takim për punën e tij, nëpër lokale, në një mjedis të mbyllur, pa asnjë rregull dhe kjo për mua nuk është shfaqja e një qëllimi politik, por një tjetër shfaqje e rrezikshme, kur ne gjatë hapjes duhet të kemi parasysh se nuk ndikon roli i Policisë në çdo rast, por roli i qytetarëve.

Keni gjobitur kryetarin e PD?

Qeveria cakton masat, por nuk vë gjoba. Por nëse është gjobitur, është bërë gjëja e duhur në zbatim të aktit normativ të qeverisë.

Presidenti Meta ju ka paditur në Gjykatën Kushtetues­e për vendimin e marrë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës?

Nuk dua të bëj polemikë me Presidenti­n, nuk është as drejtor i Urbanistik­ës, as Kryeminist­ër dhe kryetar i bashkisë e nuk ka tagër të vendosë për kompetenca të këtyre instancave. Ka të drejtën të mendojë ndryshe, ka të drejtën të bëjë ato që i sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit, por jo Presidenti, po asnjë tjetër që nuk ka mandat dhe nuk ka kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie, nuk ka shans ta ndalojë veprimtari­në e pushtetit ekzekutiv. Nuk jemi në kushtet e një historie të re, jemi në kushtet e një episodi të ri, në një histori të mbushur me episode.

Në këtë kohë pandemie, ku siç thotë opozita, 40 milionë keni dhënë për rrogat e shqiptarëv­e, ju do të nxirrni 30 milionë për Teatrin?

Ne nuk kemi dhënë 40 milionë, tani që flasim janë 7.6 miliardë lekë që janë në xhepat e atyre kategorive, të cilat janë pjesë e dy paketave, plus të tjerat për ndihmë ekonomike e kështu me radhë. Dhe që t'i kthehem kësaj teme, se nuk më intereson tema e vjetër e Teatrit, nuk më intereson nëse Basha e sposton vendim e gjumit nga shtëpia ose nga selia në Teatër për të kaluar natën, këto janë shfaqje infantile dhe shterpësie ekstreme të një vizioni që nuk ekziston tek ata.

Nëse zoti Basha ju bën rezistencë, mund të jetë fillimi i rënies së pushtetit tuaj?

Nuk jam për të mbajtur pushtetin tim, jam këtu për të kryer detyrat e mia dhe për të shërbyer me të mirat, gabimet, të metat, tiparet e mia që disave nuk u pëlqejnë, njerëzve të këtij vendi dhe këtij vendi në tërësi. Nuk e kam asnjë ditë problem se çfarë do të bëhet me karrigen, sepse nuk rri ulur në karrige, rri në këmbë.

Nga e hëna, si do lëvizin shqiptarët?

Rreziku sot është i madh, sepse po hapemi, ne e kemi hapur vendin në një masë të madhe. Kemi disa zona që kanë regjim të kufizuar. Jam shume i paduruar të shikoj numrat sot, nesër, pasnesër. Tirana do të mbetet zonë e kuqe përsëri, për shkak se nuk japin ende indikacion­in që Tirana të jetë zona e gjelbër.

Por, brenda kësaj zone të kuqe, lehtësimi është i madh. Të shikojmë analizat sot dhe në vijim dhe do të jetë e fundit që do të çlirohet. Në datë 18 do të hapen baret në ambientet e jashtme. Orari do të mbetet po ai që është edhe për javën e ardhshme. Hapja e lokaleve, përbën një kërcënim më vete. Nuk është vetëm Lulzim Basha që thyen ligjin në mënyrë spektakola­re, ka shkelje, ka thyerje dhe kjo ndodh në të gjithë botën. Unë u them shqiptarëv­e vetëm kaq, do vij dita që do të më gjykoni, por mos kërkoni të bëj të mirin kur faktet flasin ndryshe. Dje është shkaktuar shefi i komisariat­it që mbulon zonën e Parkut të Liqenit, sepse dje përtej orarit kishte një numër të papranuar njerëzish... është shkarkuar. Mos u çudisni që pas një jave Tirana nga zona e kuqe të kthehet në zonë e mbyllur fare. Nëse numrat vijojnë të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të kalojë në zonë të gjelbër. Në shumë zona të tjera, nuk kemi shfaqje shqetësues­e.

 ??  ?? PRESIDENTI META DHE REGJISORI BUDINA, GJATE TUBIMIT NE 2 MARS
PRESIDENTI META DHE REGJISORI BUDINA, GJATE TUBIMIT NE 2 MARS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania