Panorama (Albania)

DEBATI NË KUVEND:

-

Andi Përmeti: Guxoni për të ndryshuar sistemin, se kjo është për të mirën e Shqipërisë dhe dinjitetin tuaj. Nëse ia lini Edi Ramës listat, unë kam frikë se 50% e juaja më e mirë do të mungojë herën tjetër. Kam frikë se Edi Rama po përgatit skenarin për t'ju zëvendësua­r ju me kriminelët.

Ralf Gjoni: Ndërkohë që Parlamenti diskuton për energjinë elektrike, çdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komuniteti­t të lëpirësve, ka një pyetje. Pse ka frikë Edi Rama nga listat e hapura? Hapja e listave nuk kërkon ndryshim Kushtetute. Nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndryshim Kushtetute, hajde flasim. E keni kthyer Kushtetutë­n si prostituta­t e Amsterdami­t. Është e turpshme çfarë keni bërë me Kushtetutë­n.

Lefter Maliqi: Ka ardhur një moment dhe një kohë që të gjithë njerëzit duhet të ngrihen. Ky nuk ikën me të mirë nga pushteti, duhet revolucion dhe protesta të qëndrueshm­e. Kjo duhet të ndodhë, se ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi, këtu po kthehemi në diktaturë.

Rudina Hajdari: Tërhiquni nga vendimi për teatrin se është i shenjtë dhe duhet ruajtur. Kam ardhur për të diskutuar një gjë tjetër, se sapo më erdhi lajmi. Për Këshillin Politik, pasi ne diskutuam çështjen e ndryshimit të sistemit. Pse kauza për ndryshimin e sistemit është më me vlerë. Ky Parlament kalon ligje, ku 90% fshihet pas tyre një deputet që ka një biznes, kompani apo do të shesë pronat, apo të bëjë pazare dhe asnjëherë nuk bëhen ligje për ata që luhet me taksat e tyre çdo ditë. Skena politike është shndërruar e tillë që, pas tyre kanë një të fortë, një narkotrafi­kant, ka edhe nga ata opozitarë që duan një llokmë, mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem pjesë e tyre. Duhet të mbarojë kjo politikë me shkelje syri, bëjmë akuza dhe flasim për koncesione dhe në darkë ulemi për të marrë një llokmë nga ai koncesion. Nuk do të jem kurrë mashtruese, nuk do të dal me asnjë qindarkë më shumë, edhe pse do të kem shumë shkopinj nën rrota dhe shumë që do të më luftojnë. Por shqiptarët do të ngrenë sytë dhe do ta kuptojnë se unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe amaneti i tij do të shkojë deri në fund.

Elisa Spiropali: Pakica nuk e merr dot shumicën. Kërkon të imponohet me patos, por kjo është një hiç. Opozita jashtëparl­amentare po bën pazarin e radhës. E kundërshto­n Reformën Zgjedhore, sepse do që gjyqtarët të futen në Kolegj Zgjedhor. Do të mbajë në këmbë sistemin e vjetër të shëndetësi­së. Dua të kujtoj se ai sistem që kishim më parë na prodhoi ata deputetë që kishim në Parlament. Sistemi i demokracis­ë varet nga aplikimi i mirë i sistemit. Duhet që njerëzit që administro­jnë votat të jenë të padepoliti­zuar. Ata nuk janë as politikanë, as korifenj të teatrit, janë ca politikanë që janë tallur me veten dhe me vendin. Të jeni të sigurt se Teatri i ri Kombëtar do ngrihet aty ku është ky sot, më i ri, më i bukur dhe më i fortë. Nuk kemi pasur teatër, moj zonjë. Kanë qenë disa trushpëlar­ës dhe trushpëlar­ë, që e mbajnë veten për korifenj. Dhe nëse doni të vërtetën, 98 % e aktorëve do vazhdojnë të jetojnë aty në një skenë dinjitoze. Shqipëria ka nevojë për një teatër të vërtetë kombëtar dhe dinjitoz. Çështja tjetër ku ngjani ju me opozitën jashtë parlamenta­re është se kërkon të bëjë pazar, si ju këtu brenda. Ju po kërkoni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë. Dhe unë dua të mbijetoni në politikë. Por për këtë, fajin nuk e ka maxhoranca, por partia që ju ka nxjerrë tradhtarë.

Rudina Hajdari: T'ju vijë turp që ofendoni artistët e Shqipërisë. Më vjen keq, pasi nuk e dija që je arkitekte të na tregosh si ndërtohet. Teatri ka një shpirt që duhet të ruhet. Ju lutem, mos ofendoni artistët. Të isha në vendin tuaj, do ta tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje. Sa i përket sistemit, a e kuptoni që këtu ju keni sjellë kriminelë? A e kuptoni që ju e ngrini dorën vetën kur do Kryeminist­ri? A e kuptoni që këtu nuk bëhet asgjë për qytetarët? A e kuptoni që Parlamenti është kthyer në lavatriçe parash?

Myslim Murrizi: Janë mbi 50 jahte, t'i fusin pa TVSHnë, ky është ligj luksi, nuk besoj se rrit turizmin dhe punën. Kjo bëhet për një grup të caktuar. Do të votoja sikur të hiqnim TVSH- në e ushqimeve. Ne kemi përzënë 2 milionë shqiptarë dhe vitet e fundit na paskan ardhur 3 milionë. Ky ligj është ekstra i djathtë. Ju keni kohë që partinë e quani të majtë, por keni bërë ligj vetëm për ata, që ju dhe sivëllezër­it tuaj jeni një. Herë uleni në Pallatin e Kongreseve, herë në bunker, jeni një, nuk keni si ngjani, keni të njëjtin dinjitet para shqiptarëv­e. Prandaj nuk doni të votoheni nga shqiptarët. Hajde të shkojmë atje dhe ndoshta e kemi gabim. Pse i ndërroi qarqet si mbreti gratë? 4 vite gënjeni në Korçë, 4 në Durrës, 4 në Dibër. Ai sivëllai juaj kërkon që të jetë në pushtet një herë në dy vite, 3 muaj para zgjedhjeve. Do ta kaloni? Ta shikojmë nëse do të blini nga ky krahu këtej. Me ata të bunkerit do ta kaloni, ku do ta votojë në fushë të sportit?

Elisa Spiropali: Sado e këndshme është retorika juaj dhe që prekni disa plagë që i njihni mirë dhe ndoshta më të vjetrit e asaj partisë që ka dalë jashtë. Ju urojmë suksese në partinë e re, urojmë që shumë nga emrat që janë këtu të jenë në atë parti dhe të vini sërish në këtë Kuvend. Më mirë të bëjmë replika me ju se të kemi miell, bojë dhe çizme. Keni bërë ju më shumë opozitë sesa ata. Sa i përket ngjashmëri­së me ta, ne nuk ngjajmë, por as nuk përafrohem­i me ata, nuk bëjmë teatër me ligjet tona.

 ??  ?? Elisa Spiropali
Elisa Spiropali
 ??  ?? Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania