Panorama (Albania)

LIGJI I RI

-

Në ligjin e ri janë përcaktuar edhe afate konkrete për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t për ato që janë në proces. Kështu, do të duhen vetëm dy muaj për t’u pajisur me certifikat­ë pronësie dhe nëse do të ketë nga ata që duan ta mbyllin këtë praktikë më shpejt, mund ta bëjnë këtë përkundrej­t një tarife shtesë. Sa i takon sipërfaqes për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë, ajo mbetet siç ka qenë. Për qytetarët do të jetë sa trefishi i bazës së ndërtimit dhe jo më shumë se 500 m ² , ndërsa për bizneset vetëm trefishi i bazës së ndërtimit. Çmimet llogariten mbi vlerën e truallit sot në treg. “Kur për shkak të përmasave ose planvendos­jes së parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, ato i kalohen në pronësi poseduesit të ndërtimit pa leje, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, theksohet në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania