Panorama (Albania)

KUSHËRIRI: MESI DO TË LUAJË NË ARGJENTINË, POR...

-

Ëndrra e madhe e Lionel Mesit është ta mbyllë karrierën në Argjentinë dhe këtë gjë e ka konfirmuar ish- lojtari dhe kushëriri i kapitenit të Barcelonës, Maksimilia­no Biankuçi. "Lidhja që ka Mesi me Argjentinë­n është shumë e madhe. Ai ka dashurinë e njerëzve dhe i respekton shumë ata. I kalon pushimet këtu në Argjentinë, nuk e harron vendin ku ka lindur. Nëse nuk do të ishte kjo pasiguri në futboll dhe në vend, me shumë mundësi do të kishte ardhur të luante këtu. Nuk kam folur me të për këtë çështje, por mendoj se e ka frikë. Imagjinoni një ndeshje të Mesit me Old Bojs, do të digjej i gjithë qyteti dhe tifozët do të donin të futeshin në fushë", ka thënë kushëriri i Leos. Kapiteni i Barcelonës gjithmonë e ka pranuar se dëshira e tij e madhe është që një ditë të luante në ekipin ku u krijua, por me shumë mundës do ta mbyllë karrierën e tij te Barcelona dhe do të refuzojë edhe ofertat e tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania