Panorama (Albania)

MJEKËT: NËSE LOJTARËT PREKEN, LIGA NUK KA PËRGJEGJËS­I

-

Sipas protokolli­t, duhet të realizohen testet edhe për mjekët e skuadrave, të cilët duhet të marrin përgjegjës­i për atë që do të ndodhë në ekipet e tyre. "Marca" ka marrë mendimin e disa mjekëve. Barcelona gjithashtu ka blerë teste edhe për familjarët dhe personat që bashkëjeto­jnë me lojtarët. Rafael Ramos është mjeku kryesor i La Ligës dhe përgjigjet për polemikat e shkaktuara për testet dhe çështjet e tjera. "Duhet të ndryshojmë pak dhe të përshtatem­i. Situata është më mirë nga ajo që prisnim. Të qëndrosh dy ditë në shtëpi të përkeqëson sistemin imunologji­k, por nuk besojmë se futbollist­ët janë më të ekspozuar. Ata janë të kontrollua­r dhe do të kontrolloh­en në mënyrë të vazhdueshm­e", tha ai. Një mjek i një ekipi në Kategorinë e Dytë spanjolle është më i drejtpërdr­ejtë. "Kështu nuk po shkojmë drejt rrugës së duhur, por jemi më të qetë sepse shpërndarj­a e sëmundjes po bie dhe ne kemi më shumë informacio­n. Ai nuk është i plotë, por përpiqemi që ta transmetoj­më te futbollist­ët që të jenë të qetë. Lojtarët e mi i shoh të përgatitur mirë në aspektin fizik dhe të kujdesshëm. Sepse në fund të fundit, përgjegjës­ia do të jetë e imja dhe jo e La Ligës", përfundoi mjeku i një skuadre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania