Panorama (Albania)

Prapaskena­t e vendimit për shembjen e Teatrit, peticioni i aktorëve: Mjaft 50 vjet në atë karakatinë

Zbardhen email- et kontradikt­ore, që nxituan në votimin e vendimit nga të majtët. Puna për shembjen e Teatrit nis pas dhjetë ditësh

- BESARTA BASHA

Fati i ndërtesës më të vjetër e të rëndësishm­e kulturore në Shqipëri, Teatrit Kombëtar, është caktuar me email.

Gjashtëdhj­etë anëtarët e Këshillit Bashkiak, që gjithashtu do të hyjnë në histori, nga shtëpitë e tyre, me një "klik" dhanë votën pro shembjes së ndërtesës historike, për të ndërtuar në vend të saj një të re. Pas gati tri vitesh përpjekje të artistëve për ta mbajtur me thonj shtëpinë e tyre, në vetëm tri ditë, bashkia gjeti mënyrën më kontradikt­ore të mundshme për të kaluar vendimin. Përmes postës elektronik­e, pa asnjë debat, qoftë edhe formal, këshilltar­ët janë nxitur të japin "OK" në vetëm një orë, përpara datës së caktuar nga vetë këshilli. Ndërsa shqyrtimi në komision rezulton të jetë kryer përpara se ata të njihen me projektven­dimin në fjalë.

LOJA ME VENDIMIN

Mëngjesin e së mërkurës, më 13 maj, të 61 anëtarët e Këshillit Bashkiak u thirrën për mbledhjen e radhës përmes një email- i me dy projektven­dime, që kishin të bënin me prishjen e dy objekteve që u dëmtuan nga tërmeti dhe një korrigjim gabimi në një vendim të mëparshëm. Bashkë me to edhe datat e diskutimit në komisionet përkatëse dhe ditën e votimit. "Në datën 15 maj, ju lutemi të dërgoni elektronki­sht votën tuaj për projektven­dimet e mësipërme", citohet në njoftim. Asgjë për Teatrin. Ashtu siç ndodh rëndom, mëngjesin e një dite më pas në inbox- in e këshilltar­ëve mësohet të kenë arritur dy projektven­dime të tjera shtesë ( faximilet përbri shkrimit). Pikërisht aty, mes rreshtash, lexohet vendimi për të miratuar ekspertizë­n e para 2 viteve nga instituti i ndërtimit që sugjeron prishjen e Teatrit Kombëtar. Me njoftimin e dytë nga këshilli, më 14 maj, anëtarët njoftohen edhe një herë se duhet të votojnë të nesërmen, më 15 maj në orën 12: 00 vendimet shtesë, pasi të ketë kaluar nga Komisioni i Kulturës. Rrjedha normale e ngjarjes prishet nga një njoftim i beftë pak pas mesditës së të enjtes. Bashkia u kërkon me nxitim këshilltar­ëve të majtë të shprehin vullnetin e tyre përpara datës e orës së përcaktuar, po përmes email- it, pasi u bën me dije se projektven­dimet ishin ezauruar si çështje në komisionet përkatëse. "Keni në dispozicio­n 1( një) orë për shqyrtim të këtyre materialev­e, me qëllim votimin elektronik ( Pro/ Kundra/ Abstenim)".

VOTIMI ME E- MAIL

Të gjashtëdhj­etë anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak i janë bindur shpejt "urdhrit" për të votuar pro vendimit për prishjen e Teatrit, ndërkohë që nga ana tjetër u zbulua se plani për të riun ishte gati. Kështu, gjithçka u mbyll brenda datës 14 maj dhe u bë publike në mesnatë. "Lali Eri nuk paska duruar as të vinte data 15 maj. Mbledhja është mbyllur sapo në adresën e- mail të sekretaris­ë së Këshillit Bashkiak kishin dërguar votën e tyre pro vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar, 60 këshilltar­ë. Arsyetimi se i kanë të gjitha votat ndaj dhe mund të bëjnë ç'të duan është sa banal, antiligjor, aq edhe i frikshëm", thotë i vetmi këshilltar opozitar, Fabian Topollaj teksa shton se qartazi kemi të bëjmë me një mbledhje të manipuluar. Të kundërtën pretendon Plarent Ndreca, një prej anëtarëve që deklaron votën e tij pro shembjes. "Ne na është çuar email dhe kemi dhënë votën në momentin që është nisur ai", shprehet Ndreca, i pyetur nga "Panorama". Sipas tij, çështja ka kaluar në komisione. Për më tepër, çështja nuk ka kaluar pa debate, sipas tij, pasi janë ftuar edhe ekspertë dhe drejtorë të bashkisë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

KUR DO PRISHET TEATRI

Edhe pse vendimi është marrë tashmë, do të duhen të paktën dhjetë ditë që ruspat e bashkisë t'i mësyjnë

Teatrit Kombëtar. Këtë e thotë Ligji për vetëqeveri­sjen vendore në pikën 6 të nenit 55 të tij. "Aktet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to." Të gjitha vendimet që merr këshilli dërgohen në prefekturë për t'u sigluar, çka nënkupton zbatimin. E gjitha kjo merr disa ditë kohë. Jo më herët se dhjetë ditë pas shpalljes, Teatri Kombëtar rrezikon të bjerë. Nxitimi për të kaluar vendimin ka bërë që këshilli të shkelë rregullore­n, e cila kërkon që anëtarët të njihen minimalish­t pesë ditë para mbledhjes me projektven­dimet që do shqyrtohen, me qëllim që të kenë kohë për t'i analizuar e debatuar. "Thirrja për mbledhjen e këshillit, bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës", citohet në nenin 13, pika 4 e rregullore­s së miratuar pak kohë më parë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Vendimi final për prishjen e Teatrit
Vendimi final për prishjen e Teatrit
 ??  ?? Faksimile e njofitmit të dytë me vendimin për prishjen e Teatrit
Faksimile e njofitmit të dytë me vendimin për prishjen e Teatrit
 ??  ?? Faksimile e njofitmit të parë nisur më 13 Maj
Faksimile e njofitmit të parë nisur më 13 Maj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania