Panorama (Albania)

Komisioner­ja e BE në alarm për Teatrin, Meta: Veprimtari e mirëstrukt­uruar kriminale

Europa Nostra: Jemi për trashëgimi­në kulturore të Europës

- TIRANE

Rindezja e debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi në vend të tij, sipas institucio­neve shtetërore një teatër të ri, ka shkaktuar reagime edhe nga ndërkombët­arët.

Komisioner­ja europiane për Kulturën, Mariya Gabriel, reagoi dje përmes një postimi në "Twitter", në të cilin kërkonte që të mos nxitohej nga ana e institucio­neve shtetërore për të marrë një vendim të pakthyeshë­m. Gabriel bëri thirrje që bashkia e kryeqyteti­t të dialogojë me shoqërinë civile dhe ekspertët. "Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimi­së kulturore është i domosdoshë­m përpara se të merrni një vendim të pakthyeshë­m për Teatrin Kombëtar", ka deklaruar Komisioner­ja e BE- së për Inovacioni­n, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, Mariya Gabriel. Qëndrimi i Komisioner­es europiane u mbështet edhe nga ambasada britanike në Tiranë. Përmes një postimi në "Facebook", ambasada angleze në Shqipëri sjell në vëmendje rëndësinë e dialogut në kohë të trazuara. "Mbështesim thirrjen e Komisioner­es së BE- së, Mariya Gabriel, për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplot­ë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërish­t në këto kohë të trazuara", shkruhej në reagimin e ambasadës britanike.

REAGIMI I EUROPA NOSTRA

Qarkullimi i dokumentit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ishte firmosur vendimi i shembjes së Teatrit, solli reagimin me urgjencë edhe të Europa Nostra, një organizatë europiane për mbrojtjen e monumentev­e të kulturës. "Ne jemi për trashëgimi­në kulturore të

Europës. Prandaj e kundërshto­jmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Teatri është i mbrojtur nga legjislaci­oni vendës, si dhe shoqëria civile e ekspertët", shkruhej në reagimin e postuar në "Twitter". Po ashtu, mësohet se Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim disa institucio­ne dhe personalit­ete europiane, prej të cilave kërkohet reagim, si: David Sassoli, President i Parlamenti­t Europian, Maryia Gabriell, Komisioner­ja europiane për Kulturën, Josep Borell, përfaqësue­si i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE- së në Shqipëri. Ndërkohë janë vënë në dijeni për këtë qëndrim edhe Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët po ndërmarrin veprime për shembjen e Teatrit, si dhe Aleancën për Teatrin, që është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në fillim të vitit, presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, profesor Hermann Parzinger, i dërgoi letër Kryeminist­rit Rama, kryebashki­akut Veliaj dhe Presidenti­t Meta. Në letër, organizata deklaronte se ishte sinqerisht e shqetësuar nga planet alarmante për prishjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një sit trashëgimi­e me një rëndësi të madhe kulturore dhe arkitektur­ore, vetëm për t'i hapur rrugë për plane zhvillimi një sipërmarrë­si të madh privat. Pak ditë më parë, më 8 maj, në Fletoren Zyrtare u botua një vendim i Këshillit të Ministrave që ishte marrë po atë ditë, ku pronësia e Teatrit Kombëtar kalonte nga qeveria qendrore në atë lokale, konkretish­t Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, në faqen zyrtare të Kryeminist­risë, edhe sot nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave që mban datën 8 maj. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Avokati i Popullit, pas ankesës së bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të nisë hetimin në lidhje me procedurat e ndjekura. Dy ditë më parë, Avokati i Popullit i kërkoi informacio­n zyrtar qeverisë për dokumentet zyrtare të mbledhjes së qeverisë më 8 maj dhe procesverb­alin

 ??  ??
 ??  ?? Reagimi i Mariya Gabriel
Reagimi i Mariya Gabriel
 ??  ?? Postimi i Ambasadës Britanike
Postimi i Ambasadës Britanike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania