Panorama (Albania)

Teatri i jetës dhe i vdekjes

- LUÇIANO BOÇI

Teatriësht­ë arena ku jeta dhe vdekja artistikis­ht puthen, ecin për dore, ndahen, dashurohen, prodhojnë...

drama, tragjedi, urrejtje, simpati, sfida, dështime, fitore, para një spektatori që në fund, i ndikuar nga efekti katarstik, çlirohet nga e keqja dhe është në dalje më i virtytshëm se në hyrje.

Ky procesion artistik vazhdon që nga lashtësia, duke i dhënë Teatrit një pamje pothuaj tempullore. Brenda tij ekzistojnë në eter shpirtra karakteres­h të spikatura, vërtiten në memorie lojëra aktoriale emblematik­e dhe pjesë teatrore të paharruara, që kanë shënuar historinë dhe i kanë dhënë memorie kohës.

Vënia dorë mbi këta tempuj artistikë për t’u hequr atyre shpirtin, i ngjason një herezie, një vandalizmi barbarësh modernë.

Zbulimet e amfiteatro­ve në Greqi e kudo u konsiderua­n si më të rëndësishm­et. Shumë vende i ruajnë teatrot e tyre qindravjeç­arë dhe i mirëmbajnë si dëshmi e simbole të ndriçimit artistik të kombeve të tyre. Kultura e vetë Europës ka si stacione kryesore dhe ngritjen e Teatrove, përfshi për lumturinë tonë dhe Teatrin Kombëtar, i shpallur pjesë e ‘ Europa Nostra’. Asgjësimi i tij do të ishte një pikë e zezë në hartën e kulturës europiane dhe një fikje e një rrugëtimi kulturor me vlera të pathëna. Por babëzia e kastës që drejton vendin nuk po ndalet në ëndrrën e pasurimit, duke shembur “me një të rënë të lapsit” Teatrin Kombëtar. Dashje pa dashje, tashmë në sheshin e sallat e tij po luhet drama më reale e Jetës dhe e Vdekjes. Krejt e ndryshme nga ajo çka ai ka parë me sy në këto dhjetëra vite. Dhe shfaqja është e pazakontë. Artistët që mbrojnë jetën e Teatrin kundrejt vdekjes që imponon Rama- Veliaj nuk janë më në rol, por në jetën reale.

Përplasja demokraci- regjim, opozitë- pushtet nuk është më një kolizion dramatik si pjesë e akteve skenike, por është një luftë e vërtetë për jetë a vdekje. Aty i përjeton të gjitha: pështirosj­en për pushtetin, neverinë për puthadorët e regjimit, respektin për kurajën e artistëve, admirim për qëndresën e njerëzve e respektin për alternativ­ën opozitare.

Sheh se si antivlerat rrëzohen para mureve të sallave imponuese dhe se si vesi i hajdutëris­ë, grabitjes, mashtrimit, kapitullon para sinqeritet të kauzës së vjetër sa vetë arti. Spektatori nuk rri më e vështron. Ai është pjesë e shfaqjes- betejë. Në pjesën dërrmuese opinionist­e dhe fizike pjesëmarrë­se, ai mbron jetën, teatrin, demokracin­ë, alternativ­ën kundër vdekjes, dhunës, arbitrarit­etit, korrupsion­it masiv qeverisës. Kampet janë formatuar dhe beteja do të arrijë kulmin në orët në vazhdim. Në një anë qëndron makutëria e barbaria moderne, e ngjeshur deri në dhëmbë me armatim, gaz lotsjellës, me makineri shtypëse shembëse e hedhëse, plumba plastikë e joplastikë, me qeveritarë qesharakë që aktrojnë të fortët e të fortë që pështyjnë mbi uniformën e shtetit. Kjo është ushtria e vdekjes. Në anën tjetër, përballë është e vërteta e thjeshtë, me artistë të mëdhenj që sillen si qytetarë të përgjegjsh­ëm, me opozitë qytetare që di të mbajë anën e vlerave, të armatosur me të drejtën, virtytin, atdhedashu­rinë dhe pasionin për të bukurën dhe lirinë. Kjo është vetë jeta. Përballja nuk është e lehtë. Pushteti i kalbur me ushtrinë e vdekjes kërkon me domosdo të zgjasë agoninë e tij. Kërkon të afirmojë regjimin e ri, duke imponuar arkitektur­ën e re dhe duke u pasuruar përbindshë­m mbi vlerat kulturore e historike. Bashkë me historinë e trashëgimi­në, ai do të varrosë dhe atë dritë demokracie, e cila ende është gjallë. Sot ai po imponon një betejë të pabarabart­ë nën terror, si e si të uzurpojë, gllabërojë e të sundojë.

I gjendur nën disfatë, Rama po kërkon një betejë për të rikuperuar humbjen e sigurt dhe nga ku më pas të nisë revanshin e rrëmbimit të një tjetër mandati politik. Por instinkti i ruajtjes së llojit të pushtetit ka brenda dhe tërheqjen e pashmangsh­me drejt thanatos- it, një lloj vrapimi ky pas fundit.

Jeta me njerëzit e saj po përballet dhe do luftojë me vdekjen më nga afër se kurrë, pa klishetë e skenës dhe pa parzmoret false.

Aleancës së Teatrit me opozitën qytetare i duhet të realizojë në ndeshje me perandorin­ë e krimit e së keqes Vaterlonë e saj e të ngulë mbi vdekjen- regjim e flamurin e triumfit.

Teatri është fushëbetej­a ku jeta dhe vdekja vendosin fatin e tyre. Prandaj, kjo është lufta për jetë a vdekje. Luftë për demokraci, kundër regjimit shtypës, policor dhe absurd.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania