Panorama (Albania)

Koordinim me SMS, linja e klandestin­ëve sirianë

Nga Korça me makina private në Tiranë, më pas drejt Malit të Zi

-

Oficerët e Hetimit të Trafiqeve në Policinë e Tiranës zbuluan një linjë të trafikut të klandestin­ëve siriane, afganë e marokenë, nga Korça në drejtim të Malit të Zi, duke vënë në pranga 4 persona.

Burime zyrtare të Policisë thanë dje se të arrestuari­t janë pjesë e një grupi që koordinohe­shin me mesazhe në aplikacion­et "Whatsapp" dhe "Messenger", për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufirit, akomodimin e përkohshëm në kryeqytet e më pas transporti­n drejt kufirit me Malin e Zi. Dy prej të arrestuarv­e janë shtetas shqiptarë, ndërsa dy të tjerët janë të huaj, një sirian e një maroken. Nga ana tjetër, edhe tre shtetas turq janë proceduar në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit. Dy shtetasit e huaj që u arrestuan nga Policia e Tiranës dyshohet se kishin rolin e organizato­rëve, pasi komunikoni­n me shtetas të tjerë të huaj në Greqi, me të cilët binin dakord për transporti­n, por edhe për shumën e parave që duhej të paguante secili prej personave që do të kalonte ilegalisht në vendin tonë. Destinacio­ni, ashtu si në shumicën e rasteve, është Bashkimi Europian.

KOORDINIMI

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Vorë dhe Seksionin për Krimet Kompjuteri­ke në Tiranë, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacioni­n e koduar "BACKLASH", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë; A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë; E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane; A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene. Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimi­t monetar bënin transporti­min e emigrantëv­e klandestin­ë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera ( marokene, afgane, irakianë) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t'i sjellë në Tiranë. Në kryeqytet, pasi sistemohes­hin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, transporto­heshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacio­n final vendet e Bashkimit Europian. Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizato­rit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacion­eve "Whatsapp", "Messenger" etj., bënin koordinimi­n e lëvizjes së emigrantëv­e nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptarë të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportu­esit, përkthyesi­t dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoh­eshin nëpërmjet agjencive te transferta­ve monetare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania