Panorama (Albania)

Rama: Nga e hëna hapen të gjitha, jo transporti publik

Ministrja Denaj: Paketa e dytë, 60% e kredisë garantohet nga shteti, interesi jo më i lartë se 5%

-

Kryeminist­ri Rama tha dje se nga e hëna do të hapen të gjitha bizneset e mbetura, përveç transporti­t publik, duke vijuar mbajtjen e masave mbrojtëse dhe distancat fizike. “Transporti publik është problem i madh në këto kushte.

Dhe me të drejtë shumë prej jush janë të shqetësuar, por ende nuk e hapim dot. Pra, hiq transporti­n publik, hiq baret dhe restorante­t në mjedise të mbyllura, hiq palestra, teatro, kinema apo klube nate e lokale lodrash, gjithçka tjetër do jetë e hapur. Pra, ekspozimi do jetë shumë i madh. Me baret dhe restorante­t jam përpjekur ta ilustroj dhe me shembuj nga burime ndërkombët­are sepse është kaq e rrezikshme të ulesh në bar apo restorant dhe të mos respektosh rregullat dhe protokolli­n. E kuptoj që ruajtja e distancës është shtrëngesë, pasi nuk do kesh aq tavolina sa do doje, por është e nevojshme. Hapemi tërësisht”, tha Kryeminist­ri. Gjatë një daljeje në “Facebook”, ku tentoi t’u jepte përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se një zonë e gjelbër do të varet nga shifrat që përditësoh­en mbi numrin e të prekurve. “Sigurisht që do mbetemi përsëri besnikë të numrave në përcaktimi­n e zonave të gjelbra apo të kuqe. Dhe Komiteti sheh numrat e ndërkohë modeli nuk bazohet te një numër, por një sërë komponentë­sh. Nuk është çudi që një zonë e gjelbër të kërcejë në të kuqe. Apo një zonë e kuqe të bëhet e gjelbër. Pra, pak hapemi dhe fillojnë numrat të rriten. Larg qoftë të rritet numri i të shtruarve, i të intubuarve, kjo është reale, nuk është lojë. Te zonat e kuqe do kemi disa kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat orare, se virusi nuk del në mëngjes dhe hyn në darkë. Quhen të tepërta daljet kur ti je zonë e kuqe dhe duhet të mbrohesh me një hapje relative. Nëse nuk kemi fashë orare, atëherë njësoj si në zonë të gjelbër dhe të kuqe, baret hapur, freski e ëmbël, diell dhe pastaj stimulojmë”, tha Rama.

BASHA Kryeminist­ri foli edhe për procedimin administra­tiv të Lulzim Bashës nga Policia e Durrësit, pasi nuk ka respektuar masat e koronaviru­sit. “Sot, Kryeminist­ri malazez kishte thirrur një forum online edhe për turizmin e transporti­n publik. Turizmi e transporti publik janë edhe vendet më shumë të diskutuesh­me. Nuk është një turizëm normal. Kufizimet janë të domosdoshm­e në këtë kohë. Nuk mundet që për hir të 15 ditëve në plazh, të mbushim spitalin. Nuk mund që me këmbët tona të shkojmë në mbyllje të tretë. Gjithçka varet nga sjellja jonë. Nuk mund të ndodhë siç ndodhi me zotin Basha apo me ata që dolën në protestë. Janë rregulla të njëjta që do të funksionoj­ë edhe për kryetarin e PD- së. Këto janë sjellje të papërgjegj­shme. Mos merrni shembullin e kryetarit të Partisë Demokratik­e. Mund të jeni dakord me temat e tij, por jo me sjelljen e tij. Nuk e bën kurrë në botë askush atë gjë, aq më pak një person publik”, tha Rama.

KREDITË Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri dje dallimet mes garancisë së parë sovrane dhe asaj të dytë. Gjatë një komunikimi live në “News24”, Denaj tha se nëse garancia e parë sovrane ishte për nevoja imediate dhe shteti mori 100% të interesit, tek e dyta risku ndahet me bankat. “Që do të thotë se 15 miliardë lekët janë 60% nga ajo që do marrin bizneset, kurse 40% do t’i marrin nga bankat dhe për këtë duhet të japin kolateral, por bankat s’mund të vendosin interes për këtë më lart se 5%, pasi për këtë ka ndërhyrë qeveria. Ka disa preferenca. Nëse garancia e parë sovrane ishte për të paguar pagat dhe për nevojën imediate që të mos kishim presionin e mundshëm nga bizneset që të largonin punonjësit, në garancinë sovrane adresohet nevoja për likuiditet. Ne po rihapim ekonominë. Bizneset tashmë po mendojnë si do vijojnë. Në këto kushte, bizneset mund të mos kenë likuiditet të nevojshëm për riorganizi­m. Është e nevojshme të kuptojmë që për bankierët afati duhet të jetë më i lartë, deri në 5 vjet. Në garancinë e parë dhe të dytë kemi vendosur periudhën që biznesi nuk paguan principal. Tek e para, biznesi nuk do paguajë në 3 muaj. Tjetër hapësirë likuiditet­i. Te garancia e dytë sovrane ka 6 muaj hapësirë. Shuma e kredisë, për kapital qarkullues dhe për investime, është më e lartë. 15 miliardë lekë është dhe përbën 60% të garancisë. 40% e jep banka. Çdo biznes do të mendojnë çfarë kolaterali do të vendosë, pra, për 40% plus të asaj që ka vendosur banka”, tha ministrja Denaj. Sipas saj, “në garancinë e dytë sovrane po flasim për një biznes që po organizohe­t, rihapet dhe duhet të ketë edhe pjesën e interesit”. “Do sugjeroja që të gjithë të diskutonin me bankierin e tyre se sa bankat i shohin risqet dhe risku nuk është i njëjtë si 3 ditë më parë. Kemi vendosur një tavan 5% që të mos lejojmë këtë rritje. Bankat mund të preferojnë të rrisin atë, por ne kemi ndërhyrë që mos japin interes jo më lart se 5%. Neve meqë kemi ofruar garancinë që është deri në 60*, bankat nuk kërkojnë kolateral për 40% të shumës, por edhe interesi ka kufi”, tha Denaj.

 ??  ?? Rama, dje gjatë komunikimi­t me qytetarët
Rama, dje gjatë komunikimi­t me qytetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania