Panorama (Albania)

Në dy ditë 36 të infektuar, por asnjë i shtruar në spital

Rikthehet rreziku në fasoneri, vatra zhvendoset në Durrës

-

Për të dytën ditë radhazi, konfirmohe­n 18 raste të reja me COVID- 19. Kjo luhatje e shifrave, ku tri ditët e para të javës u raportuan nga 4 raste dhe në ditët pasuese 18 raste, po bëhet gati- gati e palexueshm­e.

Pikëpyetja që shtrohet është se cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë “kërcitje” të numrave? Nëse ia faturojmë këtë hapjes dhe kohës së inkubacion­it të virusit, atëherë pse një ditë ka 4 dhe të nesërmen 18? Në këto kushte, diktohet nevoja për të kryer gjithnjë e më shumë teste. Për këtë mjafton të shohësh edhe statistika­t në botë, ku vendi ynë renditet i fundit për nga numri i tamponëve të kryer për 1 milion banorë. Rastet e reja të konfirmuar­a një ditë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së nuk janë vatra të reja, por kontakte me rastet e mëparshme. Shqetësues është fakti që fasoneritë vijojnë të jenë “minë me sahat” për përhapjen e virusit. Në Durrës, vetëm dje janë raportuar 7 raste të reja, të gjithë punonjës fasonerie. “Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiolo­gjik në terren. Në Durrës janë identifiku­ar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste”, deklaroi Silva Bino, përgjegjës­e e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

SHTRIMET Në këtë situatë, ku asgjë s’mund të thuhet me siguri, pozitiv është fakti që ky numër në rritje nuk ka sjellë shtim të rasteve në spital. Nëse do të shohim kurbën e shtrimeve, do të shohim që ka pësuar rënie ditë pas dite. Mandej, edhe përgjatë dy ditëve të fundit, ku janë konfirmuar 36 të infektuar, nuk ka pasur asnjë shtrim në spital. Kjo do të thotë që personat e prekur kryesisht janë asimptomat­ik dhe ndjekja e tyre po bëhet në kushte shtëpie nga mjeku i familjes. “Situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e, me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive. Ju informojmë se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat”, bëri më dije Bino.

MANASTIRLI­U Duke ngritur shqetësimi­n për rritjen e rasteve pozitive në ditët e fundit, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, kërkoi nga qytetarët respektimi­n e rregullave për të mos u kthyer në gjendjen e mëparshme. Manastirli­u deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të përdoren frenat e emergjencë­s. “Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrni­m hapa të menjëhersh­ëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësue­se të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt. Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjsh­mëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e rihapjes”, tha Manastirli­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania