Panorama (Albania)

SPAK nis hetimin për shembjen e Teatrit

AMT kallëzoi Veliajn dhe Maznikun për "Shpërdorim detyre"

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it, SPAK, ka nisur hetimin për kallëzimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetar­it Arbjan Mazniku. Sipas Prokuroris­ë së Posaçme, tashmë hetimet kanë nisur për këtë çështje, por procedimi nuk është ndaj kryetarit Erion Veliaj. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK me pretendimi­n se kishin prova se janë falsifikua­r firma dhe dokumente në procesin që po ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar. Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja, i tha BIRN se ka një procedim penal të regjistrua­r mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistrua­r. "Çështja është në hetim", pohoi Kraja. Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK Veliajn dhe Maznikun për "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike". "Ne, gjatë kësaj kohe, kemi bërë gjithë analizën ligjore financiare, qoftë të ligjit special, qoftë të VKM- së 352, që ka dalë në zbatim të ligjit special. Neni 3 i ligjit special e qartëson specifikis­ht që ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar do të bëhet me Partnerite­t Publik- Privat. Pra, në këtë pikë nuk ka më mundësi që ky ndërtim të bëhet vetëm nga pala e shtetit", është shprehur për media aktivistja

Adriana Kalaja ditën e kallëzimit, e cila shtoi se ishin edhe kundër ligjit special dhe VKMsë së nxjerrë për mundësimin e zbatimit të tij. Beteja për Teatrin Kombëtar filloi në shkurt 2018, kur qeveria nisi planet për një kontratë koncesiona­re kontrovers­e, e cila dështoi dy vjet më vonë pas rezistencë­s së aktivistëv­e, të cilët e denoncuan atë njëkohësis­ht si një shembull tipik i klienteliz­mit politik dhe si një sulm ndaj trashëgimi­së kulturore dhe memories historike të vendit.

KALLËZOHEN INXHINIERË­T

Ndërkohë, pasi SPAK ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Teatrin kallëzoi dje në Prokurori për "Shpërdorim detyre" tre inxhinierë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit që ka përpiluar aktekspert­izën dorëzuar në Bashkinë Tiranë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Të paditurit janë inxhinier Artur Hasantare me funksion përgjegjës sektori pranë Institutit të Ndërtimit, Olsi Nunaj me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit dhe Elbarina Kola me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit. Kallëzimi është depozituar në Prokurorin­ë e Tiranës, ku Aleanca kërkon të hetohen pasi nuk kanë kryer një procedurë sipas ligjit dhe nuk kanë pasur target për të kryer këtë ekspertizë.

 ??  ?? TEATRI KOMBETAR
TEATRI KOMBETAR
 ??  ?? Anëtarët e SPAK
Anëtarët e SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania