Panorama (Albania)

Pro shembjes? artistëve e befasuar

-

Peticioni i ri i artistëve që kërkojnë Teatër të ri, te godina aktuale, të publikuar në mënyrë të beftë dje në media, duket se i ka kapur në befasi disa prej emrave të renditur në të. E kontaktuar nga "Panorama", gazetarja Kozeta Kurti, e punësuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, u shpreh e habitur që emri i saj gjendej mes atyre të artistëve të tjerë. "Nuk kam firmosur asnjë peticion. 2 vjet e gjysmë më parë jam shprehur në një artikull se dua Teatër të ri, por jo ta gjej në GPS, në një qendër tregtare. Pra, kundër PPP- së", tha ajo.

Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri duket edhe aktorja Ema Andra, e cila e kontaktuar nga "Panorama" , thotë se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s'ka asnjë informacio­n. Aktorja më tej tregon se qëndrimi i saj është për një Teatër të ri, por nuk i mëshon shembjes së godinës aktuale ( pra jo siç thuhet në peticion "domosdoshm­ërisht në atë kompleks"). "E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë", thotë ajo, duke shtuar se nuk është e rëndësishm­e se në cilin truall do të jetë. Për sa i përket shembjes së godinës aktuale, ajo shprehet se: "Pse duhet folur për shembje, kur puna është se duhet ndërtuar. Për më tepër, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë". Ndërsa e pyesim nëse do të ishte dakord për ndërtimin e një godine të re, në një tjetër truall, aktorja përgjigjet: 12 le të ndërtohen!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania