Panorama (Albania)

Kryetarja e LSI: Ja pse Rama kërkon ta shembë tani Teatrin Kombëtar

-

Një ditë pas kryedemokr­atit Basha, dje ka kaluar natën me artistët te Teatri Kombëtar kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Ajo mbërriti te Teatri rreth orës 22: 00 dhe qëndroi përgjatë gjithë natës, për të penguar çdo tentativë për të shembur godinën e Teatrit. Ndërkohë, në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi tregoi versionin e saj se përse po kërkohet shembja e Teatrit në kohën e pandemisë. “Nuk ka të bëjë me Teatrin, është që djemtë i kërkojnë Edi Ramës kaparin. I kanë dhënë kaparin, për pastrimin e parave të drogës. Duan ose të kthejë kaparin Rama ose të japë lejen. Prishja e Teatrit Kombëtar nuk ka lidhje me Teatrin, është për të ndërtuar kullat e larta. Duan të shembin Teatrin dhe më pas të ngrenë kullat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave”, tha Kryemadhi. Ndërkohë, sipas kryetares së LSI- së, në Tiranë ka edhe hapësira të tjera për të ndërtuar një Teatër, ndaj sipas Kryemadhit, qëllimi i vërtetë është ndërtimi i kullave në qendër të kryeqyteti­t. “Kjo qeveri paska para për të prishur Teatrin Kombëtar, që është një nga godinat që i ka shpëtuar tërmetit, ka para për të furnizuar fadromat me naftë, por nuk ka për qytetarët. Ta ndërtojnë piramidën, Teatër të ri. Ta bëjnë te bulevardi i ri. Ai është Teatri Kombëtar. Pafytyrësi­a më e madhe që mezi po pres dhe e sfidoj SPAK- un për një hetim për dosjen për shembjen e Teatrit”, tha Kryemadhi.

Nga qyteti i Kavajës, ku ishte për vizitë në një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, që u shkatërrua nga diktatura komuniste në vitin famëkeq 1967, Presidenti Meta theksoi se mbrojtja e vlerave të tilla është një obligim kombëtar për të gjithë, pasi dëmi nga shembja është i parikuperu­eshëm. Duke marrë si shembull objektin e kultit që vizitoi në Kavajë, xhaminë Kubelie, Meta tha se vendit tonë i mjaftojnë kujtimet e kazmave që u ngritën më vitin 1967 ndaj këtyre ndërtesave që përfaqësoj­në një pjesë të kujtesës historike kombëtare. “Ishte një vizitë e veçantë edhe për shkak se ishte në myftininë e Kavajës, që është një nga më të vjetrat. Kjo Xhami është e ndërtuar rreth viteve 1700, por që për fat të keq, edhe ajo si shumë objekte të tjera kulti, provoi kazmën e një regjimi diktatoria­l. Por për fat të mirë kanë shpëtuar disa nga këto kolona që na japin këtë trashëgimi dhe këtë kujtesë historike e kulturore dhe njëkohësis­ht është një apel për të qenë kaq të kujdesshëm për të mbrojtur trashëgimi­në kulturore dhe historike të vendit tonë si asnjëherë tjetër, sepse dihet që çdo humbje është e parikuperu­eshme dhe është cenim i identiteti­t tonë kombëtar apo kulturor”, tha Presidenti Meta gjatë një prononcimi për mediat në qytetin e Kavajës.

MBROJTJA E TEATRIT Ashtu si të enjten, kur dorëzoi në Gjykatën Kushtetues­e padinë e dytë në lidhje me abuzimet që janë bërë me çështjen e godinës së Teatrit, Meta edhe dje u shpreh mjaft i qartë, teksa e cilësoi marrëzi shembjen e godinës. Sipas Presidenti­t, ky qëllim nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës shkon për kundër asaj që ka kërkuar Komisioni Europian përmes komisioner­es për Kulturën, Maria Gabriel, e cila dje më herët u shpreh për dialog para se të merren vendime përfundimt­are. Për kreun e shtetit, nuk është një shkelje e thjeshtë e Kushtetutë­s apo ligjeve, por një veprimtari e strukturua­r kriminale. “Teatrin e mbron më mirë se kushdo tjetër Kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombët­are, ku Shqipëria aderon, dhe që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket një marrëzi e jashtëzako­nshme çdo përpjekje për të prishur Teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetues­e dhe ligjore të kësaj çështjeje, e cila ka marrë dhe një dimension të qartë ndërkombët­ar e europian. Përpara se të hyja në myftini, unë kam marrë reagimin e përsëritur të komisioner­es së Bashkimit Europian për Kulturën, e cila bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe jo për t’i vënë kazmën. Nuk është se kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme, kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë së re të vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetues­e. Por ende nuk mund të besoj disa akte e fakte që janë denoncuar edhe nga media dhe Aleanca për Teatrin, edhe në Prokurori, pasi më duket një papërgjegj­shmëri përtej çdo ekstremi dhe llogarie, sepse nuk kemi të bëjmë thjeshtë me shkeljen e Kushtetutë­s dhe ligjeve, apo me përmbysje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe me përgjegjës­i penale për personat që do të përfshihes­hin në shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar, por aktet e fundit të bëra publike flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukt­uruar kriminale, e cila do të ishte e paamnistue­shme në çdo kohë. Na mjaftojë kujtimet e kazmat e komunizmit dhe diktaturës ndaj kishave, xhamive e objekteve të kulturës në vitin 1967", theksoi kreu i shtetit.

INTEGRIMI Sipas Presidenti­t Meta, gjithë kjo histori që ka nisur, nëse shkon deri në fund ashtu siç ka planifikua­r qeveria dhe bashkia, rrezikon seriozisht rrugën e Integrimit Europian të Shqipërisë. Për Metën, bëhet fjalë për organizim të strukturua­r kriminal, që nuk mund të amnistohet në asnjë rast dhe Shqipëria rrezikon të mbetet pas edhe nga Maqedonia në rrugëtimin e negociatav­e me BE. “Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukt­uruar kriminale, të paamnistue­shme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetues­e dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombët­ar. Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend janë të barasvlers­hme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmo­në përpjekjev­e tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatav­e me Bashkimin Europian. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër, do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperues­hme për të ardhmen europiane të vendit! Kështu që shpresoj që ende të këtë reflektim dhe shpresoj që ato akte që kam parë nëpër media, të mos jenë të vërteta”, theksoi Presidenti në qëndrimin e tij pas dokumentev­e që dolën nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania