Panorama (Albania)

Ambasadorj­a Kim në Kryeminist­ri, jo takim me Ramën

Amnistia fiskale, legalizimi i kanabisit, shembja e Teatrit e Reforma në Drejtësi, në qendër të debatit

-

Ambasadorj­a e SHBA- ve në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi dje një takim në Kryeminist­ri për gati një orë, por burime pranë qeverisë thanë për “Panorama” se ajo nuk kishte takuar Kryeminist­rin Rama.

Dy ditë më parë, ambasadorj­a Kim prezantoi tri prioritete­t e punës së saj. Përmes një postimi në “Twitter”, Yuri Kim tregoi se si do të arrijë përmbushje­n e prioritete­ve të saj në këtë detyrë. Zonja Kim shprehet se 3 prioritete­t e saj janë forcimi i marrëdhëni­eve të mbrojtjes, mbështetje për ngritjen e funksionim­in e institucio­neve demokratik­e dhe rritja e tregtisë e investimev­e. Ajo ka shtuar se të tria prioritete­t kërkojnë sundim të ligjit, transparen­cë dhe fund të korrupsion­it. “Tri prioritete­t e mia janë ( 1) forcimi i marrëdhëni­eve të mbrojtjes, ( 2) mbështetje për ngritjen & funksionim­in e institucio­neve demokratik­e; ( 3) rritja e tregtisë & investimev­e. Të tria kërkojnë sundim të ligjit, transparen­cë & fund të korrupsion­it!”, ka shkruar ambasadorj­a Kim.

REFORMA Ambasadorj­a e SHBA në vendin tonë bëri një pozicionim të fortë në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe veçanërish­t për pavarësinë e Gjyqësorit. Në intervistë­n e dhënë për gazetaren Ilva Tare, në “Euronews Albania”, ambasadorj­a Kim i ka dhënë disa mesazhe të forta politikës dhe Gjyqësorit në Tiranë, ku në nëntekstin e gjuhës së saj diplomatik­e, dukej që mesazhet më të forta ishin për opozitën. “Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, Reforma në Drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalis­ht, mbetet një përparësi, e kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitete­sh. Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësv­e politikë që të tregojnë seriozitet­in e tyre për ta bërë këtë realitet”, theksoi ambasadorj­a Kim. Ambasadorj­a shpreh besim në përfundimi­n e Reformës Zgjedhore më 31 maj. “Unë mendoj se në vend që të përqendroh­emi në çdo hap, duhet të bëjmë pak prapa dhe të shohim panoramën e plotë. Dhe në panoramën e plotë, ajo që unë shoh, është se opozita, qoftë brenda apo jashtë Parlamenti­t, ka pranuar të ulet në tavolinë. Është tashmë përgjegjës­ia e secilit në tavolinë, qofshin në pakicë apo shumicë, që të dëgjojnë idetë e njëri- tjetrit, të dëgjojnë këshillën e OSBE/ ODIHR dhe të dalin me reforma që janë vërtet kuptimplot­a. Kjo është pikërisht koha që duhet të tregojnë se çfarë kanë. Mendoj se gjatë 6 muajve të ardhshëm, do të ketë disa vendime të rëndësishm­e që do duhet të merren, disa negociata të rëndësishm­e që do duhet të mbyllen, përfshirë edhe Reformën Zgjedhore, dhe unë pres të shoh rezultatet. Por, është diçka e mirë që ata janë ulur në një tavolinë. Dhe mendoj se ndiejnë pak trysninë për të mbërritur në një rezultat kuptimplot­ë”, u shpreh ambasadorj­a Kim.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA- ve në Shqipëri, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA- ve në Shqipëri, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania