Panorama (Albania)

Vrasje, kanosje e drogë, OFL zbret në Korçë e Pogradec

-

Operacioni Forca e Ligjit zbriti dje në Pogradec e Korçë, ku i ka kërkuar të justifikoj­në brenda 48 orëve pasuritë e tyre katër personave. OFL i ka dërguar kërkesë për deklarim pasurie Erjon Llapushit, Arben Pilinçit, Theodhor Dhamos dhe Vangjel Zgurit. Policia tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Erjon Llapushi, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" e kryer në bashkëpuni­m; Arben Pilinçi, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka deklaruar fajtor për veprën penale "Vrasja kundër dy ose më shumë personave"; Theodhor Dhamo, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur vleftësimi­n si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"; Vangjel Zguri, banues në Korçë, pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka deklaruar fajtor për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". "Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania