Panorama (Albania)

Përdhunoi të dashurën, lihet në burg i riu

Gjykata e Fierit zhvilloi dje seancën gjyqësore, liroi shokun

-

Gjykata e Fierit ka dhënë dje masën e sigurisë për dy të rinjtë të denoncuar për përdhunim nga një 23vjeçare. Denoncimi u bë nga një vajzë, të cilën pasi e përdhunuan, e kërcënuan dhe më pas i kërkuan para. Gjykata vendosi seancën e djeshme që të lërë në burg të dashurin e vajzës, Musa Guda, ndërsa caktoi si masë sigurie "Detyrim paraqitjej­e" për shokun e tij. Më konkretish­t, Musa Guda, 26 vjeç dhe Orgest Aliçani, 25 vjeç, u vunë në pranga para dy ditëve, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 5 maj. Në Gjykatë, Gudo tha se vajzën e kishte të dashur. Sipas tij, 23- vjeçaren e kishte ftuar në shtëpi dhe më pas i ka kërkuar ndihmë financiare, por nuk pranoi që ta ketë dhunuar seksualish­t. Ai u shpreh para Gjykatës se ka kryer marrëdhëni­e seksuale me vajzën vetëm me dëshirën e saj, ndërsa shoku i tij nuk është përfshirë në këtë ngjarje. Po ashtu, 26- vjeçari ka thënë se kishte nevojë për ndihmën e vajzës pas një sërë problemesh ekonomike, por asnjëherë nuk i ka shkuar mendja që ta dhunojë apo kërcënojë. Por ndryshe pretendon vajza. Ajo ka thënë se nuk e ka të dashur djalin, por vetëm shok. Dhe sipas saj, ka shkuar në shtëpinë e tij pasi ai i ka thënë se kishte nevojë për ndihmën e saj, por pa përcaktuar se çfarë ndihme i duhej. Vajza ka thënë se në këto kushte ka pranuar të shkojë, por kur ka shkuar atje është përballur me dy djemtë për të cilët ka bërë denoncimin për përdhunim, kërcënim e dhunë, si dhe i akuzon se kanë ushtruar trysni që ajo t'u jepte para. Policia tha zyrtarisht se dy të rinjtë janë ndaluar pas denoncimit nga 23- vjeçarja për përdhunim dhe kërcënim për dhënie pasurie. Bëhet fjalë për 26vjeçarin me inicialet M. G., i dënuar më parë për kundërshti­m dhe goditje të prokurorit dhe 25- vjeçarin O. A.,. që të dy banues në qytetin e Fierit.

 ??  ?? Të dyshuarit duke u transportu­ar në Gjykatë
Të dyshuarit duke u transportu­ar në Gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania