Panorama (Albania)

Vrasja e rapsodit në Lezhë, arrestohet bashkëpunë­tori

-

Policia e Lezhës ka arrestuar dje një person të dyshuar si bashkëpunë­tor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur më 27 prill në Lalm Lukaj, të Lezhës. Në prangat e Policisë ka rënë 35vjeçari Agron Lushi, banues në Lalm Lukaj, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë. Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokuroris­ë së Lezhës në vijim të veprimeve hetimore, bazuar në provat shkencore të siguruara që e implikojnë 35- vjeçarin Lushi në këtë ngjarje kriminale. Ndaj tij janë ngritur akuzat "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje".

MOHON AKUZËN

Sipas burimeve, i ndaluari e ka mohuar përfshirje­n e tij në këtë ngjarje, por pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Për krimin e dyfishtë është arrestuar më parë edhe Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij E. Përdoda. Edhe 40- vjeçari Përdoda e ka mohuar përfshirje­n e tij në këtë ngjarje. Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzekutuan teksa kishin shkuar për të parë trojet e tyre në fshatin Lalm Lukaj. Ata u gjeten të vrarë pasditen e 27 prillit nga djali i njërit prej viktimave, ndërsa nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur disa orë përpara. Referuar gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, rezulton se ndaj tyre është qëlluar me dy armë të ndryshme, të cilat ende nuk janë gjetur nga Policia. Faktimi i akuzave për dy personat e ndaluar deri më tani për ngjarjen do të jetë tepër i vështirë për Prokurorin­ë e Lezhës, pasi zona ku ka ndodhur krimi është e pabanuar dhe nuk ka asnjë dëshmitar.

ARRESTIMI

Arrestimi i dy personave, konkretish­t Aleksandër Përdoda dhe Agron Lushi, është bërë në bazë të provave shkencore të grumbullua­ra dhe pranisë së tyre të vazhdueshm­e në zonën ku ka ndodhur ngjarja. Ndërsa dyshimet janë se ekzekutimi i rapsodit Murrani dhe Preng Simonit të ketë ndodhur për çështje pronësie, ndërsa shënjestër mendohet të ketë qenë Simoni, pasi mes tij dhe Alekandër Përdodës ka pasur një konflikt 8 muaj para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Por, nga dëshmitë që ky i fundit ka dhënë para oficerëve të Policisë, nuk është ai autor i vrasjes së dyfishtë. Sipas Përdodës, ditën kur ndodhi ngjarja ai ka qenë në fshat, por është larguar nga aty shumë shpejt, pasi kishte bërë një pagesë të kredisë në një bankë të nivelit të dytë në Lezhë.

 ??  ?? Kol Murrani
Kol Murrani
 ??  ?? Preng Simoni
Preng Simoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania