Panorama (Albania)

Fier, dy persona i grabisin çantën me para postierit

-

Dy persona i dalin përpara dhe i grabisin një shumë të konsiderue­shme parash, një punonjësi të Postës në Fier. Policia ka bërë të ditur se pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Postës, K. Gj., se në fshatin Sulaj, dy persona të paidentifi­kuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150 mijë lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarj­e. Nga ndërhyrja e shpejtë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, si dhe identifiki­mi i autorëve të dyshuar. Si rezultat i rrethimit të menjëhersh­ëm të zonës, uniformat blu lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të Postës. Në përfundim të veprimeve të kryera hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. Ndreko, 35 vjeç, dhe H. Mernica, 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier. Ndaj të dyshuarve, hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokuroris­ë së Fierit, për veprën penale "Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpuni­m". "Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. ( punonjës i Postës), se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifi­kuar i kishin marrë me dhunë çantën, në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarj­e. Falë mirorganiz­imit dhe veprimeve të shpejta e profesiona­le, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifiki­mi i autorëve të dyshuar. Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier", thuhet në njoftimin e Policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania