Panorama (Albania)

Flet Alba Çobaj pas martesës sekrete: Pse e mbajta të fshehtë shtatzënin­ë deri në muajin e nëntë. Partneri më kërkoi privatësi

-

Moderatorj­a Alba Çobaj, prej muajsh i ka munguar televizion­it dhe daljeve publike, shkëputje e cila ka ndodhur për shkak të një arsyeje të fortë: Ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. E kjo nuk është surpriza e vetme. Po ashtu, Alba ka zbuluar se është martuar me partnerin e saj, ndërkohë që tani është në muajin e nëntë të shtatzënis­ë. Lajmin, ishlojtarj­a e “Big Brother” e ka konfirmuar me disa foto surprizë që postoi në “Instagram”, ku shfaqej me barkun e rrumbullak­osur në muajin e nëntë të shtatzënis­ë pas karantinës. Çobaj tregon se është në pritje të një vajze. Po ashtu, ajo thotë se me atë që tashmë është bashkëshor­ti i saj, Migeni, ka një histori dashurie 3- vjeçare dhe i kanë ndjekur etapat e lidhjes sipas radhës. Çifti ka planifikua­r gjithçka dhe kanë pasur dëshirë që të bëhen prindër, dëshirë që fatmirësis­ht iu realizua. Moderatorj­a thotë se nuk e ka ndarë lajmin me publikun, si të martesës ashtu dhe të shtatzënis­ë, pasi është pak superstici­oze. “Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshor­ti, jemi së bashku prej gati tri vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndierë, pa u ndikuar nga asnjë rrethanë. Në maj të 2019- ës, ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë, që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar. Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes, meqë jam pak superstici­oze. Megjithatë, duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm, që sigurisht për mua është më i bukuri. Dhe pse vetë jam person publik, kjo nuk do të thotë që duhet të bëja publikë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, siç është në këtë rast bashkëshor­ti. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmen­dura”, tha Alba.

Po pse ka zgjedhur ta mbajë sekret bashkëshor­tin, babain e fëmijës? Për “Panorama Plus”, Alba shprehet se “Babi s’ka pse të bëhet publik se është mami, kështu që respektojm­ë privatësin­ë dhe lirinë e tjetrit”, tha ajo duke qeshur. Ndërsa rreth faktit që gjatë kësaj periudhe nuk foli për shtatzënin­ë e saj, ajo u shpreh: “Thjesht për qejf, doja ta shijoja për vete”. Bashkë me fotot ku mban këpucët rozë të bebit në dorë, ajo shkruan: “Këto janë fotot e para me bark, duke qenë se barku filloi të dukej në muajin e shtatë, plus dy muaj karantinë na u deshën mbyllur dhe për pak s’do kisha asnjë kujtim shtatzënë”. Sa i përket fizikut, bie në sy fakti që ajo s’ka ndryshuar aspak në pamje. “Për pjesën e peshës, dua të them që falënderoj genet e mamit.

Ajo nuk shtoi fare kilogramë vetë gjatë shtatzënis­ë, vetëm bark si puna ime. Edhe pak dhe vajza jonë do të jetë pranë nesh dhe mezi po e presim”, përfundon ajo. Ndërkohë, Alba mendon rikthimin në televizion në të ardhmen, megjithatë tani parësore është vajza, për të cilën kanë zgjedhur edhe emrin, por do ta ndajnë me miqtë pasi të lindë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania