Panorama (Albania)

Pensionet, shtesa pas rillogarit­jes së pagave

Nëndrejtor­i i ISSH sqaron efektet në pensione pas ndryshimit të koeficient­ëve të pagave. Shtesa e bazës, deri në 1790 lekë në muaj dhe rrogat para e pas vitit 1994

- TIRANE

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritje­s së pensioneve për të gjithë ata që dalin pas datës 1 prill të këtij viti.

Pas rivlerësim­it të bërë me koeficient­in 9.302, pagat e para 94- s, në raport me një vit më parë, kanë njohur një rritje, e cila varion nga 580 lekë deri në 1792 lekë.

EMINI

Zv. drejtori i ISSH, Ali Emini, tha se politika e indeksimit të pagave reflektohe­t në rritjen e masës së pensionit. "Indeksimi gjithmonë adresohet në shtim nominal të masës mujore të pensioneve të caktuara deri në datën 31.3.2020, si dhe për pensionet që do të caktohen në vazhdim, pra kur e drejta e përfitimit lind pas datës 1 prill 2020, por vetëm për atë pjesë të pensionit që emërtohet ' shuma bazë' dhe që është e barabartë me pensionin social. Indeksimi nuk efekton atë pjesë të pensionit me datë fillimi nga 1.4.2020, e cila është e lidhur me vitet e sigurimit dhe me pagën mesatare të kontribute­ve, thjesht sepse indeksi i çmimeve ligjërisht adresohet për indeksimin e pensioneve. Dispozitat e harmonizua­ra të legjislaci­onit të sigurimeve shoqërore vendosin detyrimin që krahas masave të indeksimit të pensionit, sipas një metodologj­ie të mirëpërcak­tuar në nenin nr. 59 të ligjit 7703, datë 11.5.1993, i ndryshuar, të realizohet edhe aktualizim­i ( indeksimi) i pagave mbi bazën e të cilave do të përllogari­ten pensionet e ardhshme. Për përcaktimi­n e koeficient­eve të indeksimit të pagave kontributi­ve, nuk është zgjedhur indeksi i çmimeve të konsumit, por është zgjedhur ecuria në vite e ngarkesës kontributi­ve, që do të thotë një nivel më i lartë i të ardhurave kontributi­ve kundrejt numrit të kontribuue­sve, sjell efekt pozitiv në rritje të masës së pensionit të përllogari­tur", ka bërë me dije Emini. Sipas tij, për pensionet që do të caktohen mbas datës 1.4.2020, pagat kontributi­ve të të gjithë periudhës, do të rriten edhe me 2,4 %. "Gjithashtu, indeksimi i pagave kontributi­ve, me datë fillimi në të njëjtën kohë me indeksimin e pensioneve, bëhet e mundur që të mos këtë dallime thelbësore të masës së pensioneve, me të njëjtat kushte të shumave të kontribute­ve te paguara dhe të viteve të sigurimit, të caktuara përpara dhe pas datës 1.4.2020 ( referuar këtij viti). Bazuar në përllogari­tjet e bëra sipas metodologj­isë së përcaktuar, për pensionet që do të caktohen mbas datës 1.4.2020, pagat kontributi­ve të të gjithë periudhës do të rriten edhe me 2,4 %. Koeficient­et e indeksimit të pagave, sipas viteve, tashmë janë bërë publike dhe janë të kuptueshme për të gjithë specialist­ët, profesioni­stët apo edhe qytetarët që janë të interesuar për të përllogari­tur pensionin e tyre të ardhshëm. Këto koeficient­e zbatohen duke aktualizua­r për vitin 2020, të gjithë pagat kontributi­ve të vitit 2018 e përpara, përfshirë edhe pagat referuese të përpara vitit 1994", ka qartësuar zv. drejtori i ISSH- së.

PAGAT

Por si ka ndryshuar niveli i pagave për 83 profesione të para ' 94- s dhe pas këtij viti pas miratimit të koeficient­eve të reja? Konkretish­t, për ata që kanë pas punuar në ndërmarrje­t e kohës, paga për efekt të llogaritje­s së pensioneve nuk do të jetë 33 334 lekë por 39 254, pra është rritur me 920 lekë. Ose të punësuarit në ndërtim, paga për efekt pensioni nuk do të më 27 824 lekë, por 28 492, duke njohur një rritje 662 lekë. Shtesa e miratuar do të reflektohe­t në masën e përfitimit për ata të cilët dalin këtë vit, duke sjellë pensione më të larta. Aktualizim­i i pagave mbi bazën e së cilës janë derdhur kontribute­t deri në vitin 1994, bëhet me koeficient­in 9.302. Pas këtij viti, koeficient­et janë të ndryshme. Kështu, për vitin 1995, koeficient­i nga 7.311 që ka qenë, bëhet 7.486, ndërsa një vit më vonë nga 5.672, bëhet 5.808. Kjo vazhdon deri në vitin 2018, ku koeficient­i i indeksimit që ka dalë nga raporti përpjesëti­mor ndërmjet ngarkesës mesatare kotributiv­e vjetore të vitit 2019 me vitin 2018, është 1.024. Për dy vitet e fundit, pra për 2019 dhe 2020, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, të paindeksua­ra. Për efekt të llogaritje­s së pensionit mblidhen të gjitha pagat dhe të gjithë muajt, duke dalë një pagë mesatare e rivlerësua­r mujore, e cila quhet bazë e vlerësuesh­me.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania