Panorama (Albania)

Basha: Rama infektoi dy bashki sepse s’donte të paguante fasonët

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzon Kryeminist­rin Edi Rama se futi në hartën e kuqe dy bashki, për shkak se nuk donte të shpenzonte para për të paguar biznesin fason. “Paqja” e pandemisë mes Kryeminist­rit Rama dhe kryedemokr­atit Basha ka përfunduar dhe dje ata replikuan në distancë me njëri- tjetrin. Pasi u akuzua nga Kryeminist­ri i pari se Basha ka shkelur rregullat e diktuara për shkak të pandemisë, kreu i selisë blu u kundërpërg­jigj duke i thënë se ai ka zgjedhur të bëhet zëri i qytetarëve, të cilët sipas kryedemokr­atit janë harruar nga qeveria. “Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëv­e të braktisur nga Rama, që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtra­t dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSI­T që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, reagoi Basha. Më herët nga Sukthi, ku vijoi turin e takimeve me qytetarët, Basha akuzoi kreun e qeverisë se nuk ka ndihmuar banorët, të cilët ende pa marrë veten nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, morën edhe goditjen nga pandemia. “Ramavirusi ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj, që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembj­e pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot”, tha Basha gjatë takimit. Ndërkohë qytetarët iu ankuan se rreziku më i madh i tyre është kriza ekonomike. “Ka rënë populli në zero. Nuk kemi me çfarë të marrim bukën, nuk kemi me çfarë të marrim një kilogram domate, një kilogram speca. Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë, vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë”, tha një prej qytetarëve. Dy ditë më parë, kryedemokr­ati Lulzim Basha u takua me qytetarët dhe bizneset në qytetin e Durrësit. Pasi në media u bënë publike fotot e takimeve të kryedemokr­atit, Policia e Durrësit bëri me dije se kishte gjobitur kreun e selisë blu dhe kreun e PD- së në Durrës, Ferdinant Xhaferri.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Sukth
Basha, dje në Sukth

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania