Panorama (Albania)

Shembja e Teatrit, Ndrenika e Imami pro godinës së re

Letra e aktorëve të Teatrit dje në mbrëmje: 50 vjet në atë ndërtesë- karakatinë, dalin e teprojnë

-

Teatri Kombëtar vë sërish artistët përballë njëri- tjetrit. Përmes një peticioni, drejtuar Presidenti­t Ilir Meta, Kryeminist­rit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratik­e, Lulëzim Bashës, e asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, një grup artistësh kërkuan dje të një Teatër të ri.

Nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti etj., shprehen në këtë peticion se politika nuk duhet të përzihet në këtë çështje, edhe pse kërkesa që Teatri i ri të ndërtohet në rrënojat e të vjetrit erdhi pikërisht nga maxhoranca. Në peticion, durimososu­r, për 5 dekadat e kaluara në "atë ndërtesë- karantinë", ata shprehen se "meritojnë një Teatër dinjitoz" duke theksuar se godina e re duhet të jetë "domosdoshm­ërisht në të njëjtin kompleks".

PJESË NGA PETICIONI

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësue­sit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shteruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsideroj­më të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komuniteti­t tonë. Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkoho­r, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komuniteti­t tonë në breza (...)

Ju lutemi na mirëkupton­i, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojm­ë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhlis për Teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesëka­rantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë. Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëv­e pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdash­ës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera Teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona.

Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh ju me njëri- tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsiderat­ën më të lartë, ne ju kërkojmë të mos kërkoni te Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë.

Kryeminist­ri Rama le të merret me armikun e padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutë­n, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë, me ose pa dashjen tuaj!

Sa për ata pak kolegë dhe "kolegë" që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq ( pavarësish­t se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizu­ar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanë­t! Sepse Teatri Kombëtar nuk është "Astiri" dhe skena kombëtare nuk është "tokë e xanun". Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet te dera e godinës, po në qendër të skenës. Duke ju uruar suksese në punën tuaj dhe shëndet në familjet tuaja, urojmë që të mos e konsideron­i këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania