Panorama (Albania)

Sot, hapja e madhe pas dy muajve karantinë, si do lëvizet dhe oraret e reja

Fasha e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21: 00, nuk do të kërkohet më autorizim as për makinat

-

Për të kaluar pragun e shtëpisë, nuk do të ketë më nevojë që t'i drejtoheni portalit qeveritar për të marrë aprovimin.

Duke nisur nga sot, qytetarët mund të lëvizin lehtësisht, pa u dashur të marrin autorizim. Kjo vlen jo vetëm për këmbësorët, por edhe për automjetet. Lajmi edhe në këtë rast u dha nga Kryeminist­ri Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në orët e vona të pasdites kreu i qeverisë prezantoi planin e ri të masave që do të hyjnë në fuqi prej kësaj të hëne.

LEHTËSIRAT

Duke nisur nga sot, Fieri është kthyer në zonë e gjelbër. Në këtë qytete, aktualisht janë 4 persona të konfirmuar pozitivë, por rreziku i transmetim­it mbetet i ulët. Nëse për zonat e kuqe, fasha e lëvizjes është zgjatur nga 17: 30 që ishte deri dje deri në 21; 00, për zonat e gjelbra nuk do të ketë më kufizime. Qytetarët mund të dalin në çdo kohë, mjafton të respektojn­ë masat e distancimi­t social. Nga ana tjetër, vazhdon të jetë e ndaluar hyrjedalja e automjetev­e në zonat e kuqe. "Miq, me heqjen e të gjitha autorizime­ve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksioni­t rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët, gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizo­jnë daljet maksimalis­ht", ka shkruar Rama në rrjetet sociale. Ndryshime do të bëhen edhe në raport me mediat. Kryeminist­ri paralajmër­oi dje rishikim të aktit normativ për heqjen e ndalesës së studiove për të ftuar jo më shumë se një person. "Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëritjetr­i". Sa u takon personat që riatdhesoh­en pas datës 18 maj, qëndrimi në karantinë për një periudhë 2- javore do të jetë detyrues ." Masa 14- ditore për të vetë k ar anti n ua rit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal". Kujtojmë, që prej datës 4 maj është vendosur që personat që do të riatdhesoh­en dhe që janë me banim në zonat e kuqe të vetëkarant­inohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesua­rit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të përcaktuar­a. Sot ndërkohë, pas një periudhe mbi dymujore, rinisin aktiviteti­n baret dhe restorante­t.

MANASTIRLI­U

Pak ditë më parë Ministrja Manastirli­u deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të përdoren frenat e emergjencë­s. "Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrni­m hapa të menjëhersh­ëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësue­se të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt. Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjsh­mëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e rihapjes", tha Manastirli­u. Ndërkohë, pas urdhrit për rifillimin e operacione­ve me planifikim, sot është parashikua­r të mbyllet edhe spitali COVID- 2, duke qenë se rastet e shtrimeve në spital kanë ardhur në rënie. "Jemi në hapat e fundit për të krijuar mundësinë e optizimizi­mit të strukturës së ish- kirurgjive në QSUT, në rast se do të nevojitet për trajtimin e pacientëve me COVID. Aktualisht, forcat janë përqendrua­r në QSUT. Jemi duke menduar mbylljen e COVID- 2 nga data 18 maj. Ndërkohë që struktura e COVID- 3 do të jetë shumë shpejt gati, për të përqendrua­r në QSUT trajtimin e pacienteve. Pavarësish­t se kemi ulje në numra, të gjithë strukturat e shëndetësi­së janë në gatishmëri", tha më herët Manastirli­u. Këtë javë rinisin aktiviteti­n baret dhe restorante­t pas një periudhe mbylljeje më shumë se dymujore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania