Panorama (Albania)

Një front qëndrese qytetare, kundër diktaturës së mafies

- MARK MARKU

EdiRama na ka sfiduar hapur. Në orët e para të mëngjesit, teksa ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga errësira, nga karantina, nga gjumi ynë, ka zbritur në mes të Tiranës me gjithë arrogancën e organizatë­s mafioze që...

përfaqëson dhe ka realizuar ëndrrën e tij, projektin e tij të shpallur ditë pas dite në këta shtatë vjet qeverisje: vendosjen e shtetit diktatoria­l të mafies. I ka shembur të gjitha iluzionet e një gjysme demokracie, i ka shqyer të gjitha maskat e një pseudoshte­ti ligjor, i ka lënë mënjanë të gjithë skrupujt. Ka hequr edhe iluzionin e fundit të atij që thoshte se, ndoshta në një moment mund t’i kthehej arsyeja, se mund të tërhiqej nga projektet mafioze, se do të shkundej nga deliri autoritar. Tashmë ai nuk është më Kryeminist­ri i vendit, nuk është më kryetari i PS- së, nuk është më politikani, është thjesht gangsteri i zbritur në shesh, që zgërdhihet përballë artistëve dhe aktivistëv­e të rezistencë­s heroike për mbrojtjen e teatrit, përballë kritikëve, qytetarëve të irrituar, opozitës, Presidenti­t të Republikës, drejtësisë, ambasadave të huaja dhe thotë: “Po, unë mundem. Unë e shemb teatrin dhe shtetin ligjor; unë e kthej në rrënoja demokracin­ë shqiptare; unë ju rrah; ju fus në burg; ju heq të drejtat; bëj ç’të më dojë qejfi. Po ju, a mundeni?”

Cosa Nostra ka dalë në rrugë, edhe pse Europa nostra është e trishtuar. Këtu tashmë gjithçka është e qartë. Problemi është nëse do t’i përgjigjem­i sfidës së tij, apo do të nënshtrohe­mi. Në këtë kuptim, ai i ka bërë të qarta rregullat e tij. Shoqëria, opozita, grupet e ndryshme duhet t’i ndryshojnë edhe ata rregullat e lojës. Duhet të përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Gjithçka tjetër është nënshtrim. Tani nuk ka më politikë. Tani duhet krijuar fronti i përbashkët i rezistencë­s qytetare. Me të gjithë ata që ndihen të kërcënuar nga shtetit gangster. Fronti i qëndresës qytetare duhet zgjeruar me të gjithë ata që duan t’i përgjigjen sfidës së shtetit gangster, që e pranojnë sfidën e tij. Edi Rama na i ka sqaruar gjërat, për sot e për nesër, përgjithmo­në. Ose rezistojmë, ose nënshtrohe­mi. Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë, pasnesër… Unë për vete e pranoj sfidën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania