Panorama (Albania)

Terror që para mesnate, orë pas ore, si u rrethua Tirana për të shembur Teatrin

Nga mbledhja e artistëve dhe aktivistëv­e në mbrëmje, deri te momenti fatal 04: 30 kur fadroma filloi shembjen

-

Pasi qeveria i kishte kaluar Bashkisë Tiranë pronësinë e territorit të Teatrit Kombëtar dhe kjo e fundit me një vendim të Këshillit Bashkiak kishte vendosur ta shembte godinën historike, frika por edhe mobilizimi i artistëve e i opozitës ishte rritur për t’i bërë ballë një ndërhyrje të mundshme.

Ashtu siç kishte ndodhur edhe në dy netët e mëparshme, drejtuesit më të lartë të opozitës kishin vendosur ta kalonin një pjesë të mirë të natës në oborrin e Teatrit.

Ora 20: 00. Te sheshi para Teatrit Kombëtar, si çdo natë, ishin mbledhur artistët e “Aleancës për mbrojtjen e Teatrit” dhe intelektua­lë e aktivistë të ndryshëm të cilwt mbanin fjalime të rastit në mbështetje të kauzës. Deri në këtë orë, pjesëmarrj­a ishte pak a shumë në të njëjtat nivele me netët paraardhës­e. Po ashtu, edhe përqendrim­i i forcave policore nuk ishte dallueshëm më i madh se zakonisht.

Ora 22: 25. Në disa kanale komunikimi nëpër rrjetet sociale përhapet rrufeshëm një informacio­n se rreth orës 23: 00 fadromat e INUV do të shkonin te godina e Teatrit Kombëtar për të nisur shembjen. Lajmi shpërndahe­t me shpejtësi dhe në sheshin e kompleksit teatror u instaluan kamerat e të gjitha televizion­eve informativ­e në vend.

Ora 23: 00. Artistëve dhe aktivistëv­e në mbrojtje të Teatrit, i bashkohet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit shoqërohej edhe disa nga ish- deputetët dhe drejtuesit e tjerë të partisë. Pak minuta më pas, te sheshi iu bashkua proteuseve edhe këshilltar­i ligjor i Presidenti­t Meta, Bledar Dervishaj. Nga ky moment fillon edhe rritja e numrit të efektivëve të Policisë që patrullojn­ë gjithë zonën përreth.

Ora 23: 20. Në disa pika të ndryshme të Tiranës ngrihen post blloqe nga Policia me disa efektivë. Pas kësaj ore, qarkullimi ishte i ndaluar dhe në mënyrë specifike ndaloheshi­n qytetarët e thjeshtë që të kalonin. Lejohej kalimi vetëm për gazetarët, por me kontrolle të imta.

Ora 23: 45. Te sheshi i Teatrit Kombëtar mbërrin kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha. Ky i fundit shoqërohej edhe nga disa drejtuese të tjerë të partisë dhe mbështetës të shumtë. Ndërkohë, pak minuta para se Basha të mbërrinte te Teatri, anëtarëve të PD iu dërgua një mesazh urgjent. Në mesazh thuhej: “Të nderuar anëtarë të kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të kryetarit duhet të merrni masa për të ardhur te Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për mbështetje. Kryetari Basha është nisur për te Teatri.” Gjithashtu, te Teatri mbërrijnë edhe kryetarët e partive aleate të opozitës, që shfaqen në krahë të Bashës.

Ora 00: 00. Pasi alarmi i parë për mbërritjen e fadromave në orën 23: 00 doli fals, në mesin e artistëve dhe aktivistëv­e qarkulloi një tjetër sinjalizim. Këtë herë isha ora 02: 00 e mëngjesit të së dielës, që paralajmër­ohej se do të ishte momenti kur Policia dhe INUV do të ndërhynin për të shembur ndërtesën.

Ora 00: 30. Basha flet për mediat në sheshin para Teatrit në lidhje me sinjalizim­et se do të ndërhyhet nga Policia për të shpërndarë njerëzit, që më pas të arrihej qëllimi final. “Kjo është një betejë për ligjshmëri­në dhe për demokracin­ë. Sot, këtu, planifikoh­et të shkelet rëndë Kushtetuta dhe ligji. Kjo është një shkelje flagrante. Nuk mund të ketë shkelje pa një projekt. Nuk i takon ky vendim Bashkisë së Tiranës. Minimumi që shteti shqiptar duhet të bënte në momentin që taksapague­sit europianë investuan, duhej të thoshte faleminder­it. Duhet të mendojmë diçka tjetër, nuk bëhet fjalë për të ndalur dy fadroma apo një fadromë”, tha Basha.

Ora 01: 00. Në hyrjen e pendonales “Murat Toptani”, nga krahu i Parlamenti­t, pranë kalasë së Tiranë grumbulloh­et një numër efektivësh të Policisë së Shtetit. Efektivët nuk lejojnë asnjë person të afrohet apo t’i bashkohet artistëve dhe opozitës në sheshin para Teatrit. Të vetmit që mund të kalonin ishin gazetarët dhe punonjësit e mediave.

Ora 02: 00. Edhe sinjalizim­i i dytë për ndërhyrjen e Policisë rezulton fals. Policia dhe INUV nuk ndërhyjnë dhe që nga ai moment numri i qytetarëve në shesh fillon të rrallohet.

Ora 03: 00. Shumë qytetarë dhe aktivistë preferojnë të largohen për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre, duke qenë se dy sinjalizim­et për ndërhyrje të Policisë në orën 23: 00 dhe ai i orës 02: 00 kishin rezultuar të pavërtetë.

Ora 03: 40. Ka sërish qytetarë që largohen për t’u rikthyer në mëngjes. Mes atyre që rikthehet, është edhe kreu i PD, Basha, dhe disa funksionar­ë të partive opozitare.

Ora 04: 30. Momenti fatal! Periudha kohore, kur në sheshin para Teatrit dhe në brendësi të tij kishte më pak persona dhe një pjesë e mirë e tyre ishin në gjumë, ndërhyjnë forcat e Policisë së Shtetit, të ndihmuar nga Policia Bashkiake dhe disa reparte të forcave speciale. Me forca të shumta në numër dhe në befasi e shpejtësi të madhe, Policia arriti të neutralizo­nte dhe procedonte 26 persona, mes të cilëve Neritan Liçajn, Robert Budinën, Edmond Budinën apo dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin. Pasi u morën me forcë dhe dhunë disa nga aktorët, aktivistët, por edhe kryetarja e LSI, fadroma nisi shembjen e Teatrit. Në momentin kur pjesa ballore e Teatrit Kombëtar shembej, disa aktorë dhe aktivistë ishin në brendësi të godinës.

Ora 05: 00. Zbardhja e ditës së diel e pa pjesën dërrmuese të Teatrit Kombëtar të rrafshuar nga fadroma, e cila kishte qenë afër në atë zonë, pasi vetëm pak orë më parë ishte përdorur nga INUV për të shembur një tjetër ndërtese të famshme të Tiranës, siç ishte Librari Flora, vetëm disa dhjetëra metra në distancë nga godina e Teatrit Kombëtar.

 ??  ?? DJE, GJATE SHEMBJES SE TEATRIT
DJE, GJATE SHEMBJES SE TEATRIT
 ??  ?? Pak çaste para se Policia të ndërhynte për shembjen e Teatrit
Pak çaste para se Policia të ndërhynte për shembjen e Teatrit
 ??  ?? Momenti i ndërhyrjes së Policisë për të shembur Teatrin
Momenti i ndërhyrjes së Policisë për të shembur Teatrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania