Panorama (Albania)

Dhjetë ditët e pandemisë që prishën Teatrin Kombëtar

Vendimet e ngutshme që rrëzuan në tokë trashëgimi­në e një shekulli

-

Ideja për të shembur Teatrin Kombëtar daton këtu e 22 vite më parë. Atë që s’e bëri dot Kryeminist­ri Edi Rama, asokohe ministër Kulture, e realizoi në vetëm pak ditë pandemie.

Mjaftuan tri vendime të ngutshme, në një situatë të jashtëzako­nshme në vend, për të realizuar ëndrrën e një grushti individësh për ta parë Teatrin rrafsh me tokën. E diela e fundit e izolimit nga pandemia e gjeti qendrën e qytetit me grumbuj artistësh, qytetarësh e policësh.

VENDIMI SURPRIZË

Kalimi i të drejtës së pronësisë së truallit të teatrit 81- vjeçar në favor të Bashkisë Tiranë është bërë të premten e 8 majit, përmes një vendimi surprizë. Askush nuk ishte në dijeni për një mbledhje të dytë qeverie brenda javës ( pas asaj të datës 6 maj). Pikërisht atëherë kur nuk pritej, Këshilli i Ministrave ishte bërë bashkë për të diskutuar një vendim të vetëm ( faximile përbri shkrimit). Dhe këtë, Kryeminist­ria as e ka parë të arsyeshme ta listojë në aneksin zyrtar të qeverisë. Sot e asaj dite, kalimi i pronësisë së një objekti të rëndësisë së veçantë nuk figuron aty. Por kjo nuk do të thotë që puna s’ka vijuar më tej. Për çudi, vendimi që reflektohe­t një ose disa ditë më vonë në Fletoren Zyrtare u publikua po atë ditë. E hëna për Bashkinë e Tiranës ishte shumë larg. Që prej asaj dite, si pronare e ligjshme e truallit, institucio­ni në fjalë nisi punën e ngutshme për ta mbyllur sa më shpejt çështjen, pa respektuar as edhe një lloj afati që kërkon ligji, që nga miratimi në Këshill e deri te prishja e Teatrit.

LOJA NË KËSHILL

Një tjetër procedurë e papreceden­t ka derivuar më pas në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kryebashki­aku e kishte ndarë mendjen. Teksa mendohej për alibinë për shembjen e Teatrit, inskenoi një mbledhje këshilli me dy projektven­dime pa rëndësi për qytetin. Ndërkohë, paralelish­t me të, hartohej projektven­dimi për t’i hapur gropën Teatrit. Ndryshe nga ç’parashikon rregullorj­a, zgjodhi t’i njoftonte këshilltar­ët jo pesë ditë përpara datës së caktuar, por vetëm dy. Më 13 maj shpërndau njoftimin për mbledhjen e datës 15 në mesditë. Vetëm një ditë mbas njoftimit të parë, një tjetër ia behu mëngjesin e 14 majit. Teatri duhet të shembet se kështu e ka gjykuar Instituti i Ndërtimit në aktekspert­izën e para dy viteve. Alibia u gjet, por vendimi duhet të shqyrtohej më parë në komisionet përkatëse, qoftë edhe formalisht. Një ditë më tepër kushtonte shumë. Një tjetër e- mail në postën elektronik­e të anëtarëve të Këshillit njofton se ata duhet të lexonin aktekspert­izën 28- faqëshe ( presupozoh­et të analizohej dhe të shprehnin mendimin) dhe brenda një ore të jepnin votën e tyre. Siç edhe pritej, të gjashtëdhj­etë këshilltar­ët e majtë dërguan “OK” e tyre siç u urdhëruan mbasditen e së enjtes dhe mbledhja e parashikua­r për të premten nuk u realizua kurrë. Nuk ishte e nevojshme. Me një “klik” nga kompjuteri i tyre, Këshilli Bashkiak miratoi unanimisht kërkesën e kryetarit të bashkisë për të shembur pasurinë kulturore mëmë, prej nga e cila kanë dalë të gjitha institucio­net e tjera kulturore në vend.

SHEMBJA E PALAJMËRUA­R

Artistët që ruanin prej 27 muajsh ditë- natë Teatrin kishin marrë sinjale që të shtunën në mbrëmje, fadromat e Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit do të mësynin atje. Frika e tyre ishte më e madhe se logjika e zbatimit të vendimit dhjetë ditë pas shpalljes, siç edhe citohet në pikën 6 të nenit 5 për vetëqeveri­sjen vendore, përmendur në vendimin për shembje. “Aktet e Këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre, subjekteve që përfshihen në to”. Fjalia e dytë nuk përbën argument, pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me një institucio­n dhe një pasuri kulturore.

 ??  ?? Vendimi i Qeverisë, ku ia kalon pronësinë e Teatrit Bashkisë
Vendimi i Qeverisë, ku ia kalon pronësinë e Teatrit Bashkisë
 ??  ?? Aktekspert­iza e Institutit të Ndërtimit për Teatrin
Aktekspert­iza e Institutit të Ndërtimit për Teatrin
 ??  ?? Vendimi online i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit
Vendimi online i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania