Panorama (Albania)

Policia dhunon barbarisht protestues­it, dhjetëra qytetarë me fraktura në trup

Qindra protestues kundërshtu­an masat e Policisë, për moslejimin e tyre pranë godinës që po shembej. Shoqërime masive në komisariat­e

-

Shembja e Teatrit Kombëtar që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, solli më pas dhunë barbare nga Policia ndaj qytetarëve dhe shoqërime masive në Polici.

Situata është tensionuar pas orës 4: 30 të mëngjesit, ndërsa qindra efektivë Policie kishin rrethuar godinën e Teatrit që po shembej. Disa policë ishin të maskuar, disa pa numër identifiki­mi. Dhuna që ushtronin këta punonjës ishte e papreceden­t ndaj qytetarëve, që kishin dalë qysh në momentin e parë kur kishin dëgjuar se Teatri po shembej.

POLICIA

Rreth 1000 punonjës Policie kishin dalë në terren me urdhër që të mos lejonin asnjë nga qytetarët të kalonte perimetrin e sigurisë, por ky vendim është kundërshtu­ar nga qytetarët e shumtë dhe aq më fort nga artistët, të cilët prej muajsh luftuan që ajo godinë ku ata kishin "jetuar", të mos shembej. Çdo mund i tyre ishte i kotë. Kush tentoi kalimin e atij perimetri të vendosur nga Policia, u dhunua barbarisht nga vetë këta të fundit. Por ajo që binte në sy në vendin e ngjarjes, ishte se punonjësi që dhunonte ishte i maskuar në mënyrë që mos të identifiko­hej, por edhe i papajisur me numrin e tij të identifiki­mit që e mban të ngjitur në uniformë. A lejohet që një punonjës i Policisë të dalë në terren pa numrin e tij të identifiki­mit? Qytetarët shpreheshi­n se këta policë "të paidentifi­kuar" ishin të shumtë në mesin e tyre, në mënyrë që të dhunonin kë t'u dilte para.

DHUNA NDAJ QYTETARËVE

Dhjetëra qytetarë përfunduan të dhunuar në mënyrë barbare nga ata punonjës Policie "të paidentifi­kuar". Shenja dhune mjaft të dukshme, në kokë, fytyrë, trup viheshin re te qytetarët. E vetmja gjë që këta të fundit kërkonin, ishte që godina e Teatrit të mos shembej, por kërkesa e tyre u përkthye në dhunë. Shumë të rinj përfunduan në spital, dikush me fraktura të rënda dhe dikush qepte kokën. Të dhunuar përfunduan edhe ish- deputetë, të cilët bashkë me qytetarët dolën në protestë kundër shembjes së Teatrit. Sakaq, pasi kishin kaluar disa orë nga këto situata të dhunshme, grupe të rinjsh dolën në mbështetje të protestues­ve të tjerë. Por edhe këta ranë pre e dhunës së Policisë. Kjo e fundit nuk ka ngurruar aspak që në një moment, në rrugën "Myslym Shyri", të përplasej me të rinjtë protestues. Protestues­ve u është kërkuar të lirojnë rrugë, por këta të fundit kanë kundërshtu­ar, gjë e cila ka ashpërsuar reagimin e Policisë, ndërsa ka shoqëruar me dhunë disa prej tyre. Me thirrjet "Turp, poshtë diktatura", protestues­it kanë refuzuar t'u binden urdhrave të Policisë dhe janë konfrontua­r fizikisht me ta, duke hedhur edhe sende të forta.

SHOQËRIMI NË POLICI

Dhjetëra protestues përfunduan të shoqëruar në Policinë e Tiranës. E përbashkët­a e shoqërimev­e të tyre ishe dhuna. Qytetarët që kundërshto­nin Policinë merreshin me dhunë për t'u transportu­ar më pas në Polici. Shumë prej tyre madje, Policia nuk i kursente, duke i tërhequr zvarrë për t'i hipur në furgon. Të gjithë të shoqëruari­t janë dërguar në komisariat­e të ndryshme në Tiranë, për shkak të mosmbipopu­llimit të dhomave të shoqërimit në Drejtorinë Qendrore të Policisë. Edhe pse shumica prej tyre ishin të dhunuar dhe me fraktura në trup, Policia i ka mbajtur të mbyllur për kundërshti­m të punonjësit të Policisë dhe pjesëmarrj­a në manifestim­e të paligjshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania