Panorama (Albania)

Habit Policia: Nuk ka pasur dhunë ndaj qytetarëve

“Garantojmë me përgjegjës­i të plotë se akuzat për dhunë janë të pavërteta”

-

Policia e Shtetit, përmes dy reagimeve të njëpasnjës­hme, tentoi të përgënjesh­trojë atë që të gjithë pamë, disa duke qenë vetë dëshmitarë, disa përmes pamjeve filmike e disa përmes fotografiv­e. Tha që shpreh keqardhjen për dezinformi­min që po bëhet përmes mediave, duke pretenduar se nuk ka pasur dhunë, nuk është ushtruar forcë. "Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dezinformi­min e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacioni­n e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoritete­ve vendore të Bashkisë Tiranë", tha Policia. Ndërsa u shpreh se garanton opinionin publik me përgjegjës­i të plotë ligjore dhe morale se, “Çdo akuzë e përfaqësue­sve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion, janë të pavërteta. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operaciona­le të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesës së plotë të mirëkuptim­it nga ana e të grumbullua­rve në territorin e Teatrit Kombëtar. Nga kundërshti­mi me forcë i tyre ndaj kërkesës së Policisë për t'u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës Policie, të cilët po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësis­ht, janë jashtë rrezikut për jetën. Për veprime arbitrare dhe kundërshti­m me forcë të forcave të Rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarv­e nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithë të tjerëve. Policia e Shtetit u bën apel organizato­rëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikim­et e aktit normativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të Rendit që po kryejnë detyrën, të mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të Policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarëv­e të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartë infeksioni nga Covid- 19. Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiolo­gjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valë të re infeksioni në kryeqytet", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania