Panorama (Albania)

Në Polici, edhe kreu i FRPD

- ETLEVA DELIA

Ndryshe nga ç'ishim mësuar në tubimet e mëparshme, kur Policia përdorte gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestues­it, dje nuk e kurseu as dhunën.

Madje, efektivët e Policisë nuk e kursyen forcën as ndaj përfaqësue­sve të partive politike, ish- deputetë të PDsë e LSI- së. Ndër protestues­it që u përpoqën të ndalonin shembjen e Teatrit Kombëtar ishte edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Ajo ishte një ndër të shoqëruari­t në Polici mëngjesin e djeshëm. E shoqëruar nga efektivet femra, ajo u drejtua te furgoni i Policisë dhe u transportu­a drejt Komisariat­it Nr. 2, ku u mbajt për pak orë e më pas u lirua. Ndërsa Albana Vokshi, ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, u hodh në tokë duke u shtyrë nga disa efektivë të Policisë, teksa po tentonte të hynte në perimetrin e Teatrit Kombëtar. Në momentin që e rrëzojnë në tokë, ajo rrethohet nga policët, të cilët nuk lejojnë asnjeri t'i afrohet. Në mbrojtje të saj shkoi menjëherë moderatori i njohur Enkel Demi, i cili u përplas me forcat e Policisë për t'i ardhur në ndihmë Vokshit. Ai u bëri thirrje efektivëve që të mos e preknin me dorë, ndërsa i

Kreu i FRPD- së, Belind Këlliçi, ishte ndër personat e shoqëruar në Polici gjatë ditës së djeshme për qëndrimin te Teatri Kombëtar. Në një komunikim për mediat, ai tregoi se si forcat e Policisë e shoqëruan me dhunë drejt komisariat­it. Gjithashtu, Këlliçi deklaroi se ka depozituar edhe një kallëzim penal ndaj dhunës së ushtruar. "Jam shoqëruar forcërisht në komisariat. Kam qenë në orën 4: 40 paqësisht pranë Teatrit Kombëtar, duke biseduar me të rinj dhe me qytetarë të tjerë, ku me dhjetëra forca Policie erdhën dhe mësynë Teatrin", tha Këlliçi kërkonte Albana Vokshit që të mos lëvizte. "Ka mundësi të marrim atë gruan? Mos e prek me dorë atë se është femër. Albana, mos lëviz", dëgjohej teksa fliste me policët Enkel Demi.

SHOQERIMET

Orët e para të mëngjesit të djeshëm pas shembjes së Teatrit Kombëtar, vijuan të jenë të tensionuar­a. Policia shoqëroi dhjetëra persona, mes të cilëve edhe ish- deputetë. Pas kryetares së Partisë

Lëvizja Socialiste për Integrim, u shoqërua edhe ishdeputet­ja e kësaj partie, Silva Caka. Shoqërimi i saj solli konfrontim të sekretarit të përgjithsh­ëm të LSI- së, Endrit Braimllari. Ishte vetë Braimllari, i cili u shpreh për mediat se Silva Caka është shoqëruar në Polici. "Përfundimi­sht, këta janë monstra. shkuam për t'u sqaruar, këta vetëm kanë goditur. Kjo është Policia e Edi Ramës", tha Braimllari. Më pas, Policia shoqëroi edhe ish- deputeten e LSI- së, Floida Kërpaçin, moment që pati edhe një lloj tensioni. Ndërkohë protestues­it vijuan të hiqnin barrierat, duke pasur përballë vetëm kordonin policor që qëndronin krah njëri- tjetrit, për të mos lejuar afrimin te Teatri që vijonte të shembej. Efektivet femra të Policisë shoqëruan edhe ish- deputeten tjetër të LSI- së, Kejdi Mehmeti. Kryetarja e LSI- së, Kryemadhi, si dhe nënkryetar­i Petrit Vasili kanë shkuar sërish te Teatri pas shoqërimev­e të njëpasnjës­hme të përfaqësue­sve dhe kolegëve të partisë së tyre apo dhe përplasjev­e me uniformat blu. Tensioni ka zgjatur për orë të tëra. Përveç ish- deputetëve dhe përfaqësue­sve të partive opozitare, Policia dje nuk kurseu as qytetarët e gazetarët.

 ??  ?? Monika Kryemadhi, gjatë shoqërimit
Monika Kryemadhi, gjatë shoqërimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania