Panorama (Albania)

“E vështirë për ta kuptuar, reagon Gjermania e Britania”

Ambasadori gjerman: "Duhej dialog dhe transparen­cë" Ambasada britanike: "Shqetësim për episodet e dhunës"

- MARIGLEN KUME

Shembja e Teatrit Kombëtar krijoi një zhgënjim te disa nga selitë më të rëndësishm­e diplomatik­e në Shqipëri.

Kështu, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, përmes një reagimi e quajti të nxituar aktin e ndërmarrë nga autoritete­t shtetërore pa dialoguar më parë me artistët. "Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë që e pamë, është për mua e vështirë për t'u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzako­nshme, dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe sjellja transparen­te e qeverisë janë veçanërish­t të rëndësishm­e. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit corona, duke qenë se grumbullim­et e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmba­jtje", shkroi ambasadori Zingraf. Edhe ambasada britanike në Tiranë reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke theksuar se është thellësish­t e shqetësuar nga episodet e dhunës. "Thellësish­t të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratik­e për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëv­e, të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhuna cenon parimet themelore të demokracis­ë", shkruhej në reagimin e ambasadës britanike.

KUNDËRSHTI­TË E EUROKOMISI­ONERËVE

Raporteri për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, David Lega, u shpreh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në kryeqyteti­n shqiptar. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai i bëri apel Kryeminist­rit Edi Rama që të ndalë dhunën ndaj aktivistëv­e e artistëve të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët e me Europa Nostra. Edhe eurodepute­ti Michael Gahler ( Gjermani) dhe përfaqësue­s për çështjet e jashtme e të zgjerimit i Grupit Parlamenta­r të PPE në Parlamenti­n Europian, kërkoi nga Kryeminist­ri Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar. Ai bëri gjithashtu thirrje për ndaljen e dhunës ndaj artistëve e aktivistëv­e dhe të angazhohet në dialog me të gjitha grupet e interesuar­a, përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Europiane të Investimev­e.

 ??  ?? Ambasadori britanik, Duncan Norman
Ambasadori britanik, Duncan Norman
 ??  ?? Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania