Panorama (Albania)

"New York Times": Prishja, gjatë mbylljes nga Covid

"Le lene": Kryeminist­ri shqiptar rrëzoi Teatrin Kombëtar

-

Shembja e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombët­are. "New York Times" dhe emisioni investigat­iv italian "Le lene" ishin dy prej mediave që pasqyruan përplasjet mes qeverisë, artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej më shumë se dy vitesh po e mbronin. Në artikull, "New York Times" shkruan se autoritete­t shqiptare filluan shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar herët këtë të diel, pasi nxorën nga aty aktorë e aktivistë, që mbronin godinën. Më tej, në artikull thuhet se Rama zgjodhi të vepronte gjatë mbylljes si pasojë e koronaviru­sit dhe se shembja e Teatrit nxiti protesta dhe zemërim në shoqëri. Ndërsa emisioni investigat­iv në Itali e nis artikullin e tij duke theksuar se pas dy vitesh betejë me artistët, Kryeminist­ri Rama shembi Teatrin Kombëtar.

ARTIKULLI I" NEW YORK TIMES"

Autoritete­t shqiptare filluan shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar herët të dielën, pasi larguan që aty dhjetëra aktorë dhe aktivistë që e mbronin, ndërsa një turmë e madhe njerëzish brohoriste "turp" dhe "diktaturë". Për më shumë se dy vjet, aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kontestuar planet e Kryeminist­rit socialist, Edi Rama, për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimi­së së vendit dhe e akuzuan atë për praktika korruptive. Një forcë e madhe policore u shfaq para agimit dhe largoi anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përdorur spraj piper. Buldozerët më pas filluan rrënimin e kolonës së saj të përparme, duke rrëzuar fjalët "Teatri Kombëtar". Fati i ndërtesës, i ndërtuar në vitin 1939 dhe i bërë një Teatër Kombëtar në 1945, ka zemëruar shoqërinë, ndërsa Rama kishte zgjedhur të vepronte gjatë mbylljes si pasojë e koronaviru­sit.

ARTIKULLI I "LE LENE"

Pas një beteje të gjatë dyvjeçare, Kryeminist­ri shqiptar rrëzoi Teatrin Kombëtar historik për të rindërtuar një të ri. "Nuk ishte godinë e rrezikshme", thonë kundërshta­rët që flasin për interesa të tjera që qëndrojnë pas vendimit. Përfundimi­sht, buldozerët erdhën për të rrëzuar Teatrin Kombëtar historik të Tiranës. Dhe protesta shpërtheu në kryeqyteti­n shqiptar me arrestime të gazetarëve dhe qytetarëve që demonstrua­n kundër shembjes, pavarësish­t nga kufizimet anti- Covid. Imazhet që shihni më sipër vijnë nga kryeqyteti i Shqipërisë, ku për më shumë se dy vjet është zhvilluar një betejë e vështirë për fatin e teatrit historik, të ndërtuar në fund të viteve 1930 nga regjimi fashist italian, bazuar në një projekt të arkitektit italian, Giulio Bertè. Buldozerët goditën teatrin, ndërsa shpërtheu përplasja e qytetarëve me Policinë, e cila, pasi kishte larguar njerëzit që ishin mbledhur brenda teatrit për ta mbrojtur atë, ndaloi edhe gazetarin e mirënjohur shqiptar, Alfred Lela. Një gazetar vendor na thotë: "Në vitin 2018, qeveria e Edi Ramës vendosi të pajtohej me individë privatë për prishjen dhe rindërtimi­n e teatrit, i cili ishte gjykuar me rrezik të shembej. Në projektin publik- privat, sidoqoftë, iu dha mundësia individit privat që të ndërtojë të paktën gjashtë kulla ndërtese banimi në sipërfaqen prej mbi 5 mijë metrash katrorë që i përkisnin teatrit. Me pak fjalë, një biznes i maskuar si një ndërhyrje në favor të kulturës. Në atë kohë, kryengritj­a popullore e botës së kulturës ishte e tillë që projekti të mbyllej", shkroi "Le lene".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania