Panorama (Albania)

BE dënon mungesën e dialogut, ‘ Europa Nostra’: Ditë e trishtë për demokracin­ë në Shqipëri

BE: Prishja e Teatrit erdhi kur ne kërkuam dialog para një vendimi të pakthyeshë­m. Keqardhje që thirrja s’u ndoq nga institucio­net

-

Kanë qenë të shumta reagimet për aktin e shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të së dielës. Por, reagimi i parë i fuqishëm nga organizmat ndërkombët­arë ishte ai i zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zyra e BE në vendin tonë shprehu keqardhje që një vendim i tillë fatal për shembjen e Teatrit, erdhi në një kohë kur ata ishin duke u përpjekur për të ngritur urat e komunikimi­t dhe dialogut mes palëve. Delegacion­i i Bashkimit Europian në Shqipëri theksoi se kishte pritur që institucio­net qendrore dhe ato lokale ta kishin marrë parasysh thirrjen e tyre. “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoritete­ve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshë­m. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucio­net përkatëse kombëtare dhe vendore”, thuhej në reagimin e zyrës së BE në Tiranë. Më tej, në reagim nënvizohej se situata do të monitorohe­j dhe përsëritej një thirrje për palët, që të qëndrojnë larg provokimev­e dhe të evitojnë ndonjë përshkallë­zim të mundshëm të gjendjes. “Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallë­zimin të situatës”, thuhej në reagim. Këtë qëndrim të selisë së BE në Tiranë e ka përkrahur edhe komisoneri­a e Unionit Europian për Kulturën dhe Trashëgimi­në, e cila më herët kishte shprehur gjithashtu gatishmëri­në për të ndihmuar në projektet për rikonstruk­sionin e godinës së Teatrit, për ta sjellë atë në parametrat e duhur të sigurisë, por edhe të denjë për të dhënë apo ndjekur një shfaqje.

“EUROPA NOSTRA”

I menjëhersh­ëm dhe i fortë ishte po ashtu edhe reagimi nga organizata europiane për mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore, “Europa Nostra”. Organizata në fjalë që e kishte listuar Teatrin Kombëtar në mesin e 7 objekteve më të rrezikuara në Europë që duhen ruajtur dhe restauruar, e cilësoi 17 majin e 2020- ës si një ditë të trishtë për kulturën, por edhe për demokracin­ë shqiptare. Për këtë organizatë që kishte shprehur gatishmëri­në e saj për të ndihmuar në rikonstruk­sionin e godinës, ky moment shënon një ditë të keqe edhe për sundimin e ligjit në gjithë Europën në tërësi. “Ditë e trishtë për trashëgimi­në kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtë për demokracin­ë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë. Herët në mëngjes, autoritete­t shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e godinës së mbrojtur të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. # 7 m ë t ë r r e z i k u a r a t # JonëEuropë­ntonë”, shkruhej në reagimin e organizatë­s “Europa Nostra”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania