Panorama (Albania)

Neritan Liçaj: Një pjesë imja ka vdekur nën ato rrënoja

-

Prej 27 muajsh, regjisori Edmond Budina qëndroi në ballë të protestave për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Bashkë me të vëllanë, aktorë e qytetarë të tjerë, Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhanë një shembull të papreceden­të në Shqipëri se si në kohë përkuljeje e servilizmi mund të kërkohet e drejta, në mënyrë paqësore e me qytetari. Shembja e godinës së Teatrit e gjen të rebeluar në orët e para të mëngjesit, “Ky akt është tregues... sot Shqipëria u zgjua në diktaturë”, tha ai. Është i lodhur, por jo i dorëzuar. Ditët e fundit, pas provokimev­e të njëpasnjës­hme, i është dashur të qëndrojë me orë të gjata aty në stolat e agores. Të presë gazetarë, qytetarë, t’u japë kurajë kolegëve të demoralizu­ar, të anashkaloj­ë deri edhe shëndetin e tij, për besimin që ka në këtë kauzë, por edhe për besimin që të tjerët kanë tek ai. E pamë në agore të përlotur vetëm pak ditë më parë, teksa së bashku me protestues­it e tjerë iu përgjigj urdhrit të Bashkisë me këngë. Me “Himnin e Qëndrestar­ëve” të kënduar nga Adriana Tolka… Mes shumë imazhesh të Budinës, në Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli”, në mend sjell intervistë­n e tij më të fundit për “Panoramën”, pak ditë më parë… Deshi të ulej brenda, aty mes poltronave të kuq, që bashkë me artistët e tjerë i patën bërë të ngjajnë gati si të rinj. “E ndjen aromën, – më tha, pa i përmbajtur lotët. – Është histori, vlerë trashëgimi. Është dëshmi që në Shqipëri është bërë teatër dhe në kohë të egra, - shtoi, i përlotur”… Dje, që e gjitha kjo memorie u rrënua me arrogancë para syve të tij, në fjalë i ndihej zhgënjimi. “Ju kërkoj ndjesë që Teatri ynë u shemb, por Teatri jeton, Aleanca për Teatrin nuk ka vdekur. ATA sot bën një akt kriminal, se deshën të vrisnin shokët tanë brenda. Ky është një krim kundër njerëzimit, një tentativë për vrasje”, thotë më tej. Për Mond Budinën, pedagogun që bashkë me leksionet e aktrimit, në fillimet e viteve ’ 90, u mësoi studentëve se për lirinë duhej luftuar, për regjisorin që në ato vite tronditi opinion publik duke vënë skenë “Nata me hënë”, që thyente klishetë ideologjik­e... liria është e shtrenjtë. Në emër të kësaj lirie, ai shprehet se nuk do ta ndalë betejën e tij

Pamjet e aktorit të përlotur me pranga në duar, ndërsa kthen sytë nga Teatri i tij, do të mbahen mend gjatë… Neritan Liçaj u arrestua dje, se për 27 muaj me radhë mbrojti një godinë historike nga shembja. E mbajti fjalën, e mbrojti Teatrin deri edhe me trupin e tij, derisa fadroma e parë me të brenda do të binte me Teatrin, sikundër edhe egërsia e Policisë. Pas orëve të tëra në komisariat, ai u kthye përsëri aty, por Teatri nuk qe më. I ulur këmbëkryq, me zë të ngjirur, aty jashtë barrikadav­e të pedonales, nuk gjente fjalë, as forcë për t’u rebeluar. Për këdo që e ka parë në skenën e agores, në protestat e përnatshme, e njeh fort mirë dhimbjen e tij. Për poezitë që recitoi si protestë, për shfaqjet që dha, për diskutimet, për netët pa gjumë aty në mbrojtje të artistit, të fjalës së lirë, e se Teatrin do ta rimëkëmbin ashtu siç qe. Kërkon që qytetarët t’i bashkohen e që Presidenti dhe politikanë­t të mos qëndrojnë indiferent­ë. “Ne i kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë të bëjmë një mosbindje civile. Të thyejmë karantinën derisa të shporrim mafiozët. I kërkojmë Presidenti­t të shpërndajë Parlamenti­n ilegjitim. Ky është një Parlament ilegjitim. Ne jemi kthyer në diktaturë. Ky ishte akti i në vapë e në të ftohtë për 2 vite e 3 muaj, që u nëpërkëmbë­n si të mos kishin ndodhur kurrë. “Neritani është gjithmonë i pari”, pohonin qëndresëta­rët e tjerë. I pari që vinte sa binte kambana e alarmit, për fundit. Këtu u varros demokracia. Të vazhdojmë në protestë deri në rrëzimin e kësaj qeverie të jashtëligj­shme. Partitë politike në daçin t’i bashkohen lëvizjet qytetarëve, në të kundërt në djall të venë. Të vazhdojmë protestat deri në rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai. PSE SHTETI NUK DESHI TEATËR NË NJË TRUALL

TJETËR? Edmond Budina, për muaj të tërë u propozoi kolegëve e një sulm të mundshëm. I pari që rendte për të zëvendësua­r të tjerët, kur një e papritur nuk i lejonte të vinin në kohë në mbrojtje të objektit... “Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur t’i hapja, Teatqeveri­së Teatër në një vend tjetër. Po mesa duket, ndërsa për artistët pikërisht trualli, u qe tepër i çmuar, po aq i shtrenjtë territori i kompleksit ishte edhe për qeverinë. “Nuk deshën një truall tjetër se këtu abuzimi është i dukshëm. Mesa duket, paratë nga sekserët e tyre i kanë marrë dhe ndaj shkoi deri këtu puna. Ndryshe është e palogjiksh­me dhe e papreceden­të që ndodhi një gjë e këtillë. Pasi ne jo vetëm që mbrojtëm trashëgimr­i Kombëtar të ishte sërish aty. Por për fat të keq, ka vetëm rrënoja. Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja, por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë. Ka dhe dy kufoma nën ato rrënoja, së bashku me pjesën time të vrarë. Rama dhe Veliaj! Më vjen keq që ajo pjesë imja e mbetur aty, do qelbet nga kërmëzimi i dy kufomave”, shkroi dje aktori. Një ngjarje që ka prekur dhe motrën e tij, e cila ndër të tjera shkruan: “Më në fund mësova se e liruan. Dhe unë qaj me të. E njoh mirë. Ai nuk qan për vete. Qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Janë lotët e një burri të ndershëm”. inë, historinë, kulturën, por gjetëm edhe lekët për të restauruar Teatrin. Atëherë, ç’logjikë ka që të prishësh Teatrin dhe të futësh dorën në xhepin e shqiptarëv­e për të ndërtuar një të ri. Ndërkohë që ato lekë i shfrytëzon për një Teatër tjetër, qoftë edhe në qendër”, tregon Budina për “Panoramën”. LISTAT DHE ARTISTËT

PRO SHEMBJES Budina shprehet se shembja e godinës së Teatrit nuk bëhet as për artistët e as nga artistët. Për sa u përket atyre që kanë firmosur pro rrënimit të godinës, për të ndërtuar mbi të një godinë të re, ai shprehet: “Firmëtarë janë vetëm të punësuarit në shtet, përfituesi­t e projekteve nga Ministria e Kulturës apo bashkia, si dhe nga ata që kanë marrë pensione speciale nga Edi Rama. Të tjerët kanë qenë plotësisht me ne. Ka pasur dhe nga ata që nga frika e kafshatës së bukës, ishin të detyruar të mos ngrinin zërin. Po ata që firmosën nuk qenë kurrë shumica, lista e atyre që e mbrojtën ishte shumë më e gjatë. Ata që kërkuan shembjen, vepruan pa ndërgjegje, sepse menduan vetëm për përfitimin e tyre personal”. PROTESTË ME ART Në Teatrin Kombëtar, për Teatrin dhe lirinë, protestat u zhvilluan me art. Shfaqje, mbrëmje poetike dhe ekspozita, që sollën në të publikun dhe kur Instituti i Ndërtimeve, e shpalli si një ndërtesë tepër të rrezikshme, të dëmtuar në 90 për qind të saj. Diskutimet që u mbajtën në ato “objekte ngrehinë” me aktorë si Roza Anagosti e intelektua­lë si Maks Velo, Aurel Plasari, Moikom Zeqo, Fatos Lubonja etj., kujtuan se çfarë e bënte atë objekt me vlerë. Debate, që parlamenta­rët firmëtarë, që votuan për dy herë shembjen, do t’i kishin zili. Ndaj, lotët e Roza Anagnostit pas rrënimit të godinës, të vëllezërve Budina, të Liçajt, të Bejlerit, të Gocit, të Seranajt, të qytetarëve, nuk mund të jenë sikundër artistët pro shembjes pretendojn­ë, “lotë krokodili”… por të atyre që nuk e kapërdijnë dot shtypjen, përmbysjen e ligjeve e të vlerave!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania