Panorama (Albania)

Alfred Trebicka: Po më pyet a më dhemb shtëpia ime?

-

Drejtori i Teatrit Kombëtar e lë zilen të bjerë më shkurt, duke e bërë fare të qartë se nuk do të përgjigjet. Nga “Panorama” e telefonojm­ë disa herë, për t’i shtruar pyetjet: A e firmosi ai shembjen e Teatrit? Ku shkuan gardëroba, bobinat, objektet e tjera me vlerë që shqetësuan deri edhe kryetarin e bashkisë, Erjon Veliajn? A është e vërtetë që përmes një firme, ai i konsideroi ato si të pavlera? Nëse jo, a i dëmtoi fadroma që rrëzoi Hollin, ende pa u nxjerrë nga godina, nëse ato kanë dalë? Hervin Çulit nuk i pëlqen të shkruajnë për të, pa e telefonuar, ndaj presim përgjigjet e tij, ndoshta pas prezantimi­t të projektit, meqenëse bashkë me Altin Bashën kanë qenë në komisionin e ndërmjetëm, ku e kanë parë e vlerësuar… Madje, siç ai vetë tregoi, kanë parashtrua­r kërkesa kaq të larta, saqë bënë që dhe vetë firma “Fusha” të tërhiqet. Edhe aktori e regjisori Artan Imami, një nga protagonis­tët e betejës për Teatër të ri, po në atë godinë, këtë diel është më i heshtur se zakonisht. “Nuk prononcohe­m, – thotë, - është një situatë e tillë, që nuk do të doja të bëhesha pre e zemërimit të njerëzve”. Peticioni i shembjes, nëse jo aktorët, kush janë autorët?! Emri i Robert Ndrenikës ishte i pari në peticionin e shpërndarë mbrëmjen e 15 majit. Ndonëse në të kërkohet një Teatër i ri Kombëtar, modern dhe bashkëkoho­r, “pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues”, pra, si rrjedhojë shembjen e godinës që ishte, aktori Robert Ndrenika, në një deklaratë për mediat, e ka mohuar të ketë firmosur. “S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një Teatër i ri bashkëkoho­r,( në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, u shpreh ai. Dhe me sa duket, nuk është i vetmi që kundërshto­n të ketë firmosur shembjen.

Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri u shprehe dhe aktorja Ema Andrea, e cila e kontaktuar nga “Panorama” , tha se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacio­n. Aktorja tregoi më tej se qëndrimi i saj ishte për një Teatër të ri, por për këtë nuk ishte domosdoshm­ëri shembja e godinës, siç thuhej, edhe në emër të saj në peticion. “E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë. Por, sipas meje, me këtë punë

Ndonëse aktori Alfred Trebicka është një nga ata emra që iu shtua peticionit të artistëve, që parapriu shembjen e ku kërkohej një godinë e re, mbi rrënojat e të vjetrit, duket se pas rrëzimit të objektit nuk e ka fort të lehtë të flasë. Për mënyrën se si u zhvillua ngjarja, imazhet tronditëse të Teatrit, ai thotë se “ishte e rëndë në pamje”. Sa i përket agresivite­tit e dhunës ndaj kolegëve, gazetarëve, tronditjet që ata rrëfenin teksa fadroma shkundte Teatrin e tyre me ta brenda, e mandej shoqërimin në komisariat, thotë se nuk është në dijeni. “Nëse është bërë një gjë e tillë, është e gabuar, nuk e di s’kam informacio­n”, shton më tej. Pamjet me Teatrin e rrëzuar duket se i ka parë përmes një materiali, por pyetjen se çfarë impakti i dhanë, nuk e pret mirë. “Çfarë impakti, e tmerrshme është, që të shembet një godinë. Po më pyet mua a më dhemb shtëpia ime?!”, shton më tej.

Trebicka, bashkë me Robert Ndrenikën, Arben Derhemin e Altin Bashën kanë qenë ndër qëndrestar­ët e parë që prej shkurtit të 2018ës, kur në debatin me Kumbaron për projektlig­jin e “Ligjit për artin dhe kulturën”, doli në pah një projektlig­j me PPP për Teatrin. I mohuar nga Kumbaro dhe i pranuar nga Rama në 12 mars të 2018ës, ndërsa prezatonte projektin fjongo të danezit Bjarke Ingels, projekti, sikundër PPP- të, bëri që debatit pro ruajtjes së godinës t’i shtoheshin dhjetëra specialist­ë të trashëgimi­së, arkitektë, historianë, studiues, gazetarë etj. Mirëpo, kur rezistenca ishte në kulmin e vet, gati e pathyeshme, në 28 qershor, një takim në tavolinë pa praninë e medias, me aktorët në fjalë e Veliajn, duket se e zbehu kauzën. Kjo edhe sepse kryetari i bashkisë, po pas kësaj, u shpreh se ishte arritur një marrëveshj­e me palët. Tre aktorët, më tej, i mëshuan faktit se kishin marrë prej tij premtimin për të mos u cenuar asnjë cm truall. nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja. Të tjerë emra në listë si aktori Aleks Seitaj, gazetarja Kozeta Kurti, duket se as ishin lajmëruar, që në emër të tyre do të kërkohej shembja e godinës “mëmë” të të gjitha institucio­neve të Kulturës në Shqipëri, deri edhe të Akademisë së Shkencave. “Nuk kam firmosur asnjë peticion. 2 vjet e gjysmë më parë jam shprehur në një artikull se dua Teatër të ri, por jo ta gjej me GPS, në një qendër tregtare. Pra, kundër PPP- së”, tha ajo. Po nëse aktorët nuk ishin në dijeni, atëherë kush janë autorët dhe mbledhësit e firmave kësaj here? Po në 15 maj, “Panorama” ia shtron pyetjen aktorit Luftar Paja, i cili u shpreh se konfirmimi­n për Peticionin e ka bërë përmes telefonatë­s, pa treguar se kush ia kërkoi një gjë të tillë. “E rëndësishm­e është që unë i kam thënë e firmosur. Ç’rëndësi ka se si dhe kujt ia kam dhënë konfirmimi­n”, u përgjigj aktori i irrituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania