Panorama (Albania)

Kishte emrin në peticion, Agalliu: Nuk di gjë për të

-

Afrim Agalliu është një nga ata aktorë, në emër të të cilit u bë peticioni pro shembjes së Teatrit Kombëtar, ditën e premte në 15 maj, pa qenë në dijeni as ai vetë. Parodisti i Vlorës, i kontaktuar nga “Panorama”, u shpreh se nuk kishte asnjë informacio­n për të, ndonëse pohon se ka marrë pjesë në diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje 2 vite më parë. “Kur është diskutuar, kemi qenë dakord për të ndërtuar një Teatër të ri modern me përmasat e teatrove europianë. Kjo, sepse në këndvështr­imin tonë, ai Teatër na është dukur i lodhur, i konsumuar etj. Sigurisht, për atë që ka parë degradimin e godinës aktuale, kur është pyetur nëse duhet të ndërtohet një Teatër i ri Kombëtar, qoftë për trupën e Tiranës, ashtu edhe për kombin, do të thotë: Po! Mirëpo ndryshe nga ç’kërkon peticioni, ku theksohet në mënyrë të prerë e pa lënë shteg diskutimi, se Teatri duhet të jetë në kompleksin aktual, për Agalliun, i rëndësishë­m nuk është trualli, por ekzistenca e një Teatri të denjë me parametra europianë. “Unë kam ardhur e kam parë Teatrin dhe duke pasur parasysh amortizimi­n aty, mu duk e drejtë që të bëhej një Teatër i ri. Pastaj trualli se ku do të bëhej, s’ka rëndësi fare”, thotë ai, duke mos shprehur asnjë kundërshti për ndërtimin e godinës në një tjetër truall e të ishte ruajtur godina e vjetër. Ndryshe nga ç’kërkonte peticioni, që Teatri i ri të bëhej sa më shpejt, pasi kanosej rreziku që aktorët të mbeteshin pa një godinë bashkëkoho­re, për të kjo çështje mund të ishte diskutuar me qetësi dhe duke lënë politikën jashtë. “Me çfarë po shikoj unë, kjo ka marrë drejtim politik dhe mua s’më intereson fare, s’jam i politizuar. Unë jam një artist e nuk dua të pleksem fare me këto, sepse nuk kam lidhje me politizimi­n”, thotë më tej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania