Panorama (Albania)

Balla: Shqipëria do të ketë një teatër dinjitoz

"50 vjet në atë ndërtesë- karakatinë, na dalin e na teprojnë"

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Balla ka thënë se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një Teatër të ri Kombëtar dinjitoz. Këtë deklaratë, Balla e ka bërë duke cituar më parë fjalët e disa regjisorëv­e dhe aktorëve, teksa tregonin kushtet e vështira në të cilat ndodhej godina, që sipas tyre ishte harruar nga politika. "Siç thanë aktorët dhe regjisorët: ' Nuk përballojm­ë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhlis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë- karakatinë dhe të harruar nga politika, na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëv­e pas nesh meritojmë një teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdash­ës'". Sipas tij, "Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të ri Kombëtar dinjitoz". Dy ditë më parë, duke komentuar aksionin e opozitës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, Balla akuzoi kryedemokr­atin se ngujohet para teatrit sa herë ka çështje të hapura me drejtësinë. "Sa herë që Lulzim Basha ka një gjyq, ka një ashpërsim të toneve dhe një kthim te teatri. Në dhjetor kishte gjyqin në Shkallë të Parë dhe Lulzim Basha flinte te Teatri Kombëtar. Dje kishte gjyqin në Gjykatën e Apelit dhe mbrëmë fjeti në sallën e Teatrit Kombëtar. Sa herë

Luli ka gjyq, shkon te teatri për të bërë teatër. Mos e merrni seriozisht asnjëherë, pasi kur ka hall mundohet të kapet pas vagonit të fundit të zhvillimit të pakthyeshë­m pas të Tiranës. Teatri nuk është vagoni i fundit, por është një prej vagonëve të shumtë të ndryshimit dhe zbukurimit të Tiranës, për ta bërë atë kryeqyteti­n e Shqipërisë europiane", është shprehur Balla. Sipas tij, vendimet e Këshillit Bashkiak shkojnë në një valë me domosdoshm­ërinë e artdashësv­e. "Bashkia e Tiranës qeveriset nga PS- ja, nga një Këshill Bashkiak që kanë mandatin e qytetarëve të Tiranës për të bërë punë publike dhe do të bëhet nga fondet e Bashkisë Tiranë. Njerëzit janë plotësisht dakord që të mos shkojnë më kurrë në një teatër që rrezikon të shembet, në një teatër ku të ha miu, por të shkojnë në një teatër të ri, i cili për nga projekti do të jetë një prej veprave arkitektur­ore më të mira në Ballkan", u shpreh Balla.

 ??  ?? Projekti për teatrin e ri
Projekti për teatrin e ri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania