Panorama (Albania)

Teatri, Rama: Nuk jam shenjt e as i pagabueshë­m

"Budina, s'ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të shumicës"

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama, në reagimin e parë të tij pas shembjes së teatrit, tha se nuk është i pagabueshë­m, ndërsa merakun e kishte me deklaratat dhe thirrjet e bëra nga regjisori i njohur, Edmond Budina.

"Unë s'jam as shenjt e as i pagabueshë­m dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç'kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën te teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës", deklaroi Kryeminist­ri Rama. Në një mesazh drejtuar regjisorit Edmond Budina, Rama shprehet: "Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe". "Dy fjalë njeriut të mirë, Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare… Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s'kanë ngulur një gozhdë për artin, kulturën, teatrin e donin ta kthenin edhe TK- në në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë, ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritet­it", tha Rama. Më tej vazhdoi: "Ty nuk të takon të shash, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komuniteti­t teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd". Gjatë paradites, regjisori Budina, në një deklarate për mediat, në prani të protestues­ve ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë rezistencë­n e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Po ashtu, Budina u ka bërë thirrje politikanë­ve, opozitës dhe Presidenti­t Ilir Meta që të shpërndajë Parlamenti­n, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

AKUZAT

Pak ditë më parë, Kryeminist­ri Rama tha se debati për një teatër të ri zhvillohet prej 20 vjetësh, duke e konsiderua­r të ezauruar. "Për mua është një temë e ezauruar, e cila ka shumë vite, 20 vite. Qëndrimi im është i njohur prej 20 vitesh. Nuk besoj se ka pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi në debat në distancë me këtë temë. Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe në bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor në një temë politike, tregon vetëm shterpësi dhe asgjë tjetër. Unë nuk kam qenë asnjëherë me bindje tjetër prej 20 vitesh. Nuk ka asnjë patate të nxehtë, ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit dhe natyrshmër­isë së ndarjes së punëve. Bashkia e Tiranës është në të njëjtën kohë dhe agjencia që do të ekzekutojë të gjithë projektin. Ne nuk i kemi thënë merre prishe, por merre ndërtoje. Vija e zjarrit është në spital dhe lufta është për të mbrojtur shëndetin dhe do të thotë një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz dhe për të bërë gjeste patetike dhe që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë proces ligjor apo demokratik, është shterpësi", është shprehur Rama. Ai ka pasur dhe një mesazh për Presidenti­n e Republikës rreth qëndrimit të tij në këtë debat. "Nuk dua të bëj polemikë me Presidenti­n, nuk është as drejtor i Urbanistik­ës, as Kryeminist­ër dhe kryetar i bashkisë e nuk ka tagër të vendosë për kompetenca të këtyre instancave. Ka të drejtën të mendojë ndryshe, ka të drejtën të bëjë ato që i sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit, por jo Presidenti, po asnjë tjetër që nuk ka mandat dhe nuk ka kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie, nuk ka shans ta ndalojë veprimtari­në e pushtetit ekzekutiv. Nuk jemi në kushtet e një historie të re, jemi në kushtet e një episodi të ri, në një histori të mbushur me episode", është shprehur Kryeminist­ri Rama.

Ty nuk të takon të shash, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komuniteti­t teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania