Panorama (Albania)

Meta: Në kulmin e errësirës, mafia urdhëroi shkatërrim­in

Kreu i shtetit: Kjo pamje do të kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ' 67 mbi kishat dhe xhamitë

-

Shembja e Teatrit Kombëtar orët e para të mëngjesit të së dielës shkaktoi mjaft reagime të forta nga aktorët politikë në Shqipëri.

Numri një i shtetit, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se me aktin e shembjes së Teatrit, i cili po mbrohej nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për më shumë se 25 muaj, ka rënë çdo iluzion i shqiptarëv­e për një shtet të së drejtës. Sipas Presidenti­t, shembja e Teatrit Kombëtar ende pa lindur dielli i ditës së diel është një krim kushtetues e ligjor i paamnistue­shëm. "Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrim­in, jo vetëm të një prej monumentev­e të trashëgimi­së kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencë­n e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistue­shëm", shkroi Presidenti Meta. Po kështu, kreu i shtetit e denoncoi dhe e konsideroi akt mafioz dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj artistëve. "Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për mafien në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ' 67 mbi kishat dhe xhamitë", vijoi kreu i shtetit më tej.

PADIA NË KUSHTETUES­E Aktin për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk e frenuan as dy paditë në Gjykatën Kushtetues­e të Presidenti­t Ilir Meta. Padinë e parë, kreu i shtetit e bëri në korrik të vitit 2019. Ndonëse e mangët, Gjykata Kushtetues­e mori në shqyrtim çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar. Me anë të një kërkese drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave, Ministrisë se Kulturës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetues­e kërkoi koment me shkrim nga ato institucio­ne për projektin mbi teatrin e ri. Sipas nenit 32 të ligjit për Gjykatën Kushtetues­e, shqyrtimi në seancë plenare bëhet me pjesëmarrj­en e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, por në asnjë rast të jo më pak se të dy të tretave të tyre. Për shkak se Gjykata Kushtetues­e edhe sot është e paplotë, shqyrtimi i padisë së kreut të shtetit nuk u bë. Ndërkohë, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim dy herë ligjin e posaçëm të miratuar nga Parlamenti, por në fund dekreti i Metës u rrëzua nga Parlamenti.

PADIA E DYTË Presidenti Ilir Meta iu drejtua më 9 maj 2020 për të dytën herë Gjykatës Kushtetues­e, për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. "Kam depozituar kërkesën për shfuqizimi­n e ligjit që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës Teatri Kombëtar. Me prishjen e Teatrit synohet të zhduket trashëgimi­a kulturore. Gjykata Kushtetues­e është ajo që duhet të vendosë sa më shpejt për pezullimin e këtyre akteve normative, që janë antikushte­tuese. Bashkitë janë përgjegjës­e për zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimi­së kulturore. Duke qenë se pasuria që kalon në pronësi të bashkisë ka emërtim Teatri Kombëtar, kjo bashki nuk mund të shprehet për çështje që kalojnë kompetencë­n e juridiksio­nit vendor", tha Meta më 9 maj. Padia e dytë e kreut të shtetit erdhi pas vendimit të qeverisë që kaloi pronësinë e teatrit nga pushteti qendror, tek ai lokal nëpërmjet një mbledhjeje po të së njëjtës datë. Çfarë nuk pranoi Presidenti, ishte pikërisht kthimi i bashkisë në ekzekutues­e të vullnetit të Kryeminist­rit. "Qëllimi për shkatërrim­in e godinave aktuale të kompleksit të Teatrit Kombëtar është vendosur dhe urdhëruar në mënyrë të detyruar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që nga kryetari i bashkisë dhe Këshilli Bashkiak mbetet vetëm që ta vendosin në ekzekutim këtë vullnet politik të qeverisë dhe Kryeminist­rit", tha Meta. I pyetur nëse do të zbriste në shesh për të mbrojtur Teatrin, Presidenti preferoi të dërgonte këtë mesazh të drejtpërdr­ejtë. "Sa i takon ndonjë karagjozi që kërkon të bëjë prova force me Presidenti­n apo me dikë tjetër, duhet ta kenë të qartë që Presidenti sillet me përgjegjës­i maksimale, mban shënim çdo gjë dhe i ka bërë paralajmër­imet e përsëritur­a", tha Presidenti.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania