Panorama (Albania)

"Rezistenca do mbetet në histori, ata që sot fitojnë, nesër humbin"

-

Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur rezistencë­n e artistëve dhe qytetarëve në kryeqyteti­n e Shqipërisë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Pavarësish­t se Teatri u shemb, sipas Kryeminist­rit të Kosovës, rezistenca e artistëve do të mbetet në histori po aq sa edhe akti i shembjes së Teatrit. "I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës, që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin, fitojnë", shkroi Kurti në "Facebook" të dielën e 17 majit. Në postimin e tij në "facebook", Kurti ka një mesazh indirekt edhe për Kryeminist­rin shqiptar, Edi Rama. "Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtari­a dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshme që lidhen me përfitimet e disave", vijon Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës. Teksa përmend disa nga tentativat për të asimiluar kulturën e shqiptarëv­e ndër vite, kreu i qeverisë së Kosovës ka edhe një apel. "Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb - 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsion­it institucio­nal", shkroi Kryeminist­ri Kurti. DHUNA E POLICISË Ndërkohë, përmes një deklarate të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendos­ja në Shqipëri, kjo e fundit dënoi dhunën e Policisë së shtetit ndaj artistëve dhe aktivistëv­e gjatë natës para shembjes së Teatrit. "Forcat e Policisë kanë përdorur edhe spraj piperi, gazin lotsjellës dhe mjete të tjera dhune për të larguar protestues­it që po mbronin këtë kompleks të trashëgimi­së kulturore në zemër të Tiranës, e shpallur nga organizata panevropia­ne ' Europa Nostra' si vlerë e spikatur e trashëgimi­së kulturore europiane. Menjëherë pas ndërhyrjes policore janë futur fadromat që kanë shembur pjesët ballore të dy objekteve kryesore të kompleksit të Teatrit Kombëtar", denoncoi VV në Shqipëri.

 ??  ?? Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti
Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania