Panorama (Albania)

Braimllari: Policia të mos krijojë incidente duke penguar qytetarët

- MARIGLEN KUME

Opozita e bashkuar do t'i bashkohet sot protestës së thirrur nga Aleanca për Teatrin në orën 16: 30.

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, mblodhi dje kryesinë dhe ish- grupin për t'i dhënë detyrat në mënyrë që të maksimaliz­ohet pjesëmarrj­a e qytetarëve në protestë. Burime për gazetën "Panorama" bënë me dije se protesta do të ketë edhe në vende të tjera, ku do të ketë tentativë nga ana e Policisë së Shtetit për të mos lejuar ardhjen e qytetarëve në Tiranë. Po ashtu, mësohet se kryedemokr­ati Basha ka porositur kryesinë dhe ishgrupin parlamenta­r që të mos shfokusohe­n nga problemet ekonomike, me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e masave të marra nga qeveria për mospërhapj­en e Covid19. "Do të angazhojmë strukturat tona, që nesër të jemi në mbështetje të tyre. Në këtë protestë kundër këtij krimi makabër. Në një protestë jo vetëm në mbrojtje të Teatrit, por kundër tiranisë, shkeljes flagrante të ligjit. Janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrj­e maksimale nesër në protestë", tha Basha mbrëmë pas mbledhjes. Ndërkohë nuk u caktua një datë për protesta kombëtare të thirrura nga opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura është diskutuar edhe çështja e tërheqjes së opozitës nga tryeza e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Mësohet se ish- deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se pjesëmarrj­a e opozitës në atë tryezë është e pakuptimtë, pasi sipas tij, Kryeminist­ri Rama siç vodhi Teatrin do të vjedhë edhe zgjedhjet. Por kjo ide e hedhur nga ish- deputeti Alibeaj është kundërshtu­ar nga përfaqësue­si i PD- së në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, dhe anëtari i kryesisë, Tomorr Alizoti. Bylykbashi dhe Alizoti kujtuan se ngritja e një grupi të tillë pune ka qenë kërkesë e opozitës, ndaj tërheqja nuk do të ishte një lëvizje e mirëmendua­r. Sipas burimeve, për të vendosur në lidhje me këtë çështje pritet që në ditët në vijim të ketë edhe një mbledhje të kryesisë së PD- së. GABIMI I 17 MAJIT Ditën e djeshme, kryedemokr­ati Lulzim Basha bëri edhe një mea culpa, ku pranoi gabimin e marrëveshj­es së 17 majit të 2017- ës dhe tha se nuk do ta përsëriste një të tillë. Më herët ai u takua me aleatët, ku vendosën mbështetje­n e protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe organizimi­n e protestave kombëtare të thirrura nga opozita. "Dita e sotme është një tjetër shembull i keq që vendi drejtohet nga një kriminel dhe nga një hajdut ordiner, i cili

Lëvizja Socialiste për Integrim do t'i bashkohet sot protestës së thirrur nga Aleanca për Teatrin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë Ministrisë së Brendshme. Lajmi bëhet i ditur nga ish- deputeti i LSI- së, Endrit Braimllari, ndërsa vendimi u mor pas mbledhjes urgjente të kryesisë mbrëmjen e djeshme. Me një shënim në "Facebook", Braimllari u bën thirrje strukturav­e të LSI- së dhe mbështetës­ve të saj që t'i bashkohen protestës nesër, në orën 16: 30. "U bëjmë thirrje të gjitha strukturav­e të LSI- së, të gjithë simpatizan­tëve, mbështetës­ve dhe miqve të saj për të marrë pjesë masivisht në këtë tubim. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ka marrë peng shtetin e shqiptarëv­e, ka marrë peng institucio­net e shqiptarëv­e, ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëv­e, ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëv­e. Prej shtatë vitesh, Partia Demokratik­e dhe opozita kanë bërë betejë me ndalojë dhe të krijojë incidente mes pjesëmarrë­sve në tubim. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërish­t të Tiranës, që të marrin pjesë këtë të keqe dhe me autorin e kësaj të keqeje, që është Edi Rama", tha Basha pas mbledhjes me aleatët. Por tema të diskutimit të kryedemokr­atit Basha me aleatët nuk ishin vetëm protestat, por edhe qëndrimi që duhet të mbajnë me ambasadorë­t. LSI masivisht për t'i treguar Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze, që është populli Zot i fateve të veta", shkroi sekretari i përgjithsh­ëm i LSI- së. ka kërkuar që të ketë një qëndrim të ashpër ndaj atyre, pasi sipas saj janë të njëanshëm, por kreu i PD- së ka kërkuar që të jenë më të moderuar. Ai ka dhënë porosi që selitë diplomatik­e të informohen përmes një dokumenti me shkrim nga opozita. Ndërkohë, edhe kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, sipas burimeve i kërkoi kryedemokr­atit Basha që të braktisin Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, por bashkë me kryedemokr­atin ka dalë kundër kësaj ideje edhe kreu i republikan­ëve, Fatmir Mediu.

 ??  ?? Braimllari, dje në protestë
Braimllari, dje në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania