Panorama (Albania)

Koronaviru­si, në 18 ditët e fundit asnjë humbje jete

Kërcënim fasoneritë në Durrës, shënohen 13 raste të reja

- Flutura Beqaj

Këtë muaj nuk është regjistrua­r asnjë humbje jete nga COVID- 19. Rasti i fundit ishte në datën 29 prill, ku një 71- vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë në ambientet e spitalit "Shefqet Ndroqi" në kryeqytet, si pasojë e komplikaci­oneve të shkaktuara nga infeksioni.

Nga ana tjetër, rënie ka pësuar edhe numri i shtrimeve të spital. Ministria e Shëndetësi­së raportoi të dielën për 17 persona të shtruar, nga të cilët 3 në terapi intensive.

RASTET E REJA

Në kërcënim janë rikthyer fasoneritë, kësaj here rreziku është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku dje janë konfirmuar 13 raste të reja. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë rast të ri në Tiranë, Krujë dhe Shkodër. "Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid- 19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiolo­gjik aktiv në terren.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojm­ë sa më shumë përhapjen e virusit te kontaktet familjare apo më gjerë", tha një ditë më parë përfaqësue­sja e Task- Forcës, Flutura Beqo.

SITUATA NË SPITAL

Shtimi i rasteve përgjatë ditëve të fundit ka sjellë edhe rritje të numrit të personave aktivë me COVID- 19. Thënë kështu, numri i shërimeve ka qenë më i ulët në raport me atë të infektuarv­e. "Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID- 19 në Shqipëri. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19, në të gjithë vendin, 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar. Në vendin tonë, aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive", ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së, e cila po ashtu ka ripërsërit­ur apelin për zbatimin e protokolle­ve të sigurisë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjsh­ëm, duke respektuar distancimi­n fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat te të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokolle­t strikte". Pas një shkëputjej­e më shumë se dymujore, sot rinisin aktiviteti­n baret dhe restorante­t. Ministrja Manastirli­u paralajmër­oi që nëse do të kishte shtim të rasteve, atëherë do të riviheshin në fuqi masat kufizuese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania