Panorama (Albania)

VV nuk do të pranojë çdo vendim të Kushtetues­es, Mustafa: Po bëjnë presion

-

Politikanë­t në Kosovë janë në pritje të 29 majit për të mësuar vendimin e Gjykatës Kushtetues­e nëse i përzgjedhu­ri i LDK- së, Avdullah Hoti, do të vazhdojë “misionin” për krijimin e qeverisë së re apo gjykata do ta hedhë poshtë dekretin e Presidenti­t dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Ankesa në Gjykatën Kushtetues­e nga Lëvizja Vetëvendos­je, për vendimin e Presidenti­t që të kapërcente partinë e parë dhe t’ia jepte mandatin një përfaqësue­si nga partia e dytë e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, bëri që me vendim të Gjykatës, çështja të qën

Kryetari i LDK- së, Isa Mustafa, i quajti recitime deklaratat e Kryeminist­rit në detyrë, Albin Kurtit, i cili e quajti LDK- në “klub të stërvjetru­ar”. Mustafa tha në “Express” se “Nuk jam duke i përcjellë recitimet e Albin Kurtit. Por, vlerësoj se do të ishte më mirë që ai, si Kryeminist­ër në detyrë, këto ditët e fundit, të merret me disa punë të qeverisë dhe jo me LDK- në. Kurti s’do të bëhej Kryeminist­ër pa përkrahjen e LDK- së. Prandaj, në qoftë se ka pranuar që të korruptuar­it, sipas tij ta bëjnë Kryeminist­ër, kjo dëshmon se edhe ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar”, tha Mustafa. drojë pezull deri më 29 maj. Por pas 29 majit, Lëvizja Vetëvendos­je nuk ka garantuar se do të pranojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetues­e.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ( nga VV), ka thënë se nuk mund të përgjigjet nëse VV do të respektojë secilin vendim të gjykatës. “Nuk mund të përgjigjem me ‘ po’ ose ‘ jo’, parapëlqej të flasim për përmbajtje. Është shumë formale ta kërkosh një përgjigje me ‘ po’ ose ‘ jo’”, tha ajo. Haxhiu tha se ndaj gjyqtarëve të gjykatës po bëhet presion. Por nga ana tjetër, është pikërisht ish- partneri qeveritar i Lëvizjes Vetëvendos­je, LDK, që po akuzon partinë e Kryeminist­rit në detyrë për presion ndaj gjykatës. Sipas kryetarit të LDK- së, Isa Mustafa, dilemat e VV- së për respektimi­n e vendimit të gjykatës ndjellin frikë. “Askush nuk mund të qëndrojë në pushtet në mënyrë antikushte­tuese.

Mosdeklari­mi i tyre është një presion që po ia bëjnë Gjykatës Kushtetues­e, për të nxjerrë një vendim që ata e dëshirojnë. Të mbjellin frikë e të ushtrojnë presion”, tha Mustafa, duke shtuar se subjekti që ai do të respektojë cilindo vendim të gjykatës.

Qeveria e Kosovës me Kryeminist­ër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, mocion ky i iniciuar nga vetë LDK, pas përplasjev­e dhe mospajtime­ve që kishin me Vetëvendos­jen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në Parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese, në këtë rast Vetëvendos­jen, e cilëson antikushte­tues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania