Panorama (Albania)

Bajerni dezifentko­n Berlinin, nis arratinë për titull

Levandovsk­i dhe Pavar i përgjigjen goleadës së Dortmundit në derbi

-

Bajerni i Mynihut i është përgjigjur fitores së thellë së Borusias ndaj Shalkes, duke fituar dje nga Unionit të Berlinit me rezultatin 2- 0.

Levandovsk­i dhe Pavar shënuan për kampionët e Gjermanisë që me fitoren në kryeqytet vazhdojnë të kryesojnë me kampionati­n me katër pikë më shumë se ndjekësit e Borusias. Ndeshja Bavarezët morën menjëherë frenat e lojës në dorë, duke pasur një zotërim më të lartë të topit se vendasit të cilët në 10 minutat e para ishin vetëm spektatorë. Gnabri dhe Levandovsk­i dhanë sinjalet e para se kampionët kishin ardhur në kryeqytet për të marrë tri pikët. Në minutën e 19 ishte Tomas Myler ai që gjeti rrugën e rrjetës, por goli i gjermanit u anulua për pozicion jashtë loje. Ishte "VAR" ai që sinjalizoi kryesorin për golin e parregullt. Më pas, ndeshja krijoi pak raste deri në minutën e 39. Neven Subotiç ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Goreckës dhe arbitri sinjalon 11- metërsh për skuadrën e Bajernit. Nga pika e bardhë, ishte Robert Levandvosk­i ai që nuk gaboi duke shënuar për kampionët në fuqi. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e skuadrës së Hansi Flik, që edhe pse nuk shkëlqeu, ishte dukshëm më superiore se kundërshta­ri.

PJESA E DYTË Leon Gorecka mund të kishte dyfishuar rezultatin në të 49', por mesfushori gjerman nuk goditi siç duhet brenda zonës. Myler dhe Levandovsk­i kombinuan bukur midis tyre në dy momente teksa ishin një kërcënim i vazhdueshë­m për skuadrën e Unionit. Vendasit ishin pothuajse inekzisten­të, pushimi 2- mujor, për shkak të Pandemisë, kishte ndikuar jo mirë te kryeqyteta­sit, të cilët e kishin të vështirë për t'iu afruar portës së Manuel Nojer. Teksa ndeshja po i afrohej fundit, bavarezët rritën presionin mbi kundërshta­rin për të shënuar golin e qetësisë. Gnanbri në të 79' goditi fortë drejt portës mike, por gjuajtja e tij u prit nga

Gikieviz. Vetëm një minutë më pas, ishte Kimish ai që krosoi në zonë nga një goditje këndi, duke gjetur brenda zonës, Pavar. Francezi kërceu mbi të gjithë, duke shënuar edhe golin e dytë dhe duke vulosur kështu fitoren e Bajernit, që edhe pas rinisjes së kampionati­t vazhdon të tregoi se kryeson me meritë kampionati­n. Në fundin e ndeshjes, Nojer i mohoi Unionit golin e nderit. Feliks Kros goditi fortë brenda zonës, por kapiteni bavarezëve tregoi edhe njëherë tjetër përse mbetet numri 1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania