Panorama (Albania)

Duka: Sot nis stërvitja në grup, Reja si De Biazi

-

Elozhe për legjionarë­t por edhe fjalët më të mira për 74- vjeçarin Edi Reja. Armand Duka, në intervistë­n e dhënë për mediat italiane, ka deklaruar se nga sot në vendin tonë rinisin stërvitjet në grup për ekipet, të cilat nga kjo situatë kanë humbur deri në 25% të buxhetit të tyre. Për "Tuttomerca­toweb", Duka ka treguar se dy portierët në Serinë A, Strakosha dhe Berisha, po vendosin trajnerin në vështirësi për postin e titullarit. Cili është plani për rinisjen e futbollit në Shqipëri? Nga 9 marsi e deri më tani nuk kemi parë fushën, si në futboll ashtu edhe në të gjitha aktivitete­t. Nga e hëna, më 18 maj do të rifillojmë me seancat në grup dhe nga 3 qershori do të rifillojmë Kategorinë Superiore. Pastaj, nga 7 qershori nis Kategoria e Parë dhe e Dytë. Deri më tani, ne kemi bërë që lojtarët të punojnë me seanca të bëra nga trajnerët, për të punuar me mundësitë që kanë në shtëpi.

Reagimi juaj pas ndalesës së futbollit për shkak të koronaviru­sit?

Klubet tona, në përqindje kanë pasur të njëjtat humbje si të mëdhatë, 20- 25% të buxhetit. Njësoj edhe ne si federatë. Shqipëria është një vend ndryshe nga Italia në shumë aspekte. Klubet janë më të dobëta financiari­sht dhe ne si federatë kemi paguar për dy muaj të gjithë ata që punojnë në futboll. Fatkeqësis­ht, qeveria nuk na ka ndihmuar, kështu që vendosëm të japim paga për dy muaj. Tani shpresojmë të rifillojmë. Ne kemi bërë një protokoll për të rifilluar, të ngjashëm me atë gjerman. Do të bëjmë gjithçka sipas kushteve dhe mundësive tona. Nuk është e pamundur të respektohe­n rregullat dhe duhet thënë se në Shqipëri përhapja e virusit nuk ka qenë aq shumë sa në vendet e tjera. Situata ka qenë e ndryshme në krahasim me vendet e tjera, për fat të mirë. Dërgimi i mjekëve nga qeveria shqiptare për Italinë... Ishte një gjest i shkëlqyer. Që nga dita e parë e vlerësova dhe fola me Kryeminist­rin, duke i thënë se ishte gjëja më e mirë që bëri në këtë situatë ( qesh). Ai tregoi respektin dhe mirënjohje­n tonë për Italinë. Në tridhjetë vitet e fundit, ajo ka qenë një vend gjithmonë pranë nesh, në çdo fushë dhe veprimtari të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali dhe ne treguam mirënjohje­n tonë. Ishte gjest i bukur. Le të flasim për ekipin kombëtar, me ngjyra italiane... Si ekip kombëtar kemi ndërtuar një strukturë të re me Edi Rejën dhe stafin e tij. Trajneri jo vetëm që drejton ekipin kombëtar, por është gjithashtu përgjegjës për ekipet e të rinjve. Ai bashkëpuno­n me të gjithë trajnerët e tjerë, nga 15vjeçarët deri te 21- vjeçarët. Trajnerët janë në kërkim të talenteve të reja, ku po bëjnë një punë të shkëlqyer. Punojmë shumë për të gjetur djem të rinj. Kemi shumicën e lojtarëve jashtë, jo vetëm të ekipit të parë, por edhe të moshave. Edi Reja dhe objektivat e Kombëtares? E njihja Rejën si trajner te Napoli. Ishte ëndërr për ne që të kishim një trajner kaq të madh në kombëtare. Pastaj, kur e takova për herë të parë, thashë ' ai është 74 vjeç …', por ai nuk i tregon këto. Ai është i ri, brenda dhe jashtë. Trajnon shumë mirë dhe shkon shumë mirë me të gjithë. Për fat të mirë, atmosfera e De Biazit është rikthyer me të. Të gjithë brohorasin për ekipin e tyre, përfshirë edhe mua. Por unë duhet të jem realist. Mund të them që Shqipëria mund të luajë si e barabartë me të gjithë në Europë. Kjo është arsyeja pse unë them që në çdo eliminator­e ku luajmë, është objektivi për t'u kualifikua­r. Në Ligën e Kombeve synojmë vendin e parë në Grupin C.

I ka mahnitur të gjithë këtë sezon në Serinë A, çfarë mendoni për Kumbullën?

Ai luajti me ne që nga 15- vjeçarët. Ka luajtur shumë pak me ekipin e 21- vjeçarëve, sepse shkoi në skuadrën e parë. Ne kemi shpresa të mëdha tek ai. Kemi shumë lojtarë të talentuar si ai në ekipin e parë dhe në mesin e ekipeve të të rinjve. Legjionarë­t, si i keni parë shqiptarët e tjerë në Itali? Ne kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një udhëheqës i vërtetë. Tomas madje është duke luftuar për titullin në Itali. Ai është i ri dhe shumë i mirë. Reja është në vështirësi sepse janë të mirë dhe luajnë. Nuk është e lehtë t'i lësh ata në stol. Pastaj Gjimshiti që është tek Atalanta dhe në raundin e 1/ 16- ve të Ligës së Kampionëve, në sezonin më të mirë të jetës së tij. Ai është rritur dhe ka ndryshuar shumë. Gjimshiti është një udhëheqës. Për të mos përmendur Elseid Hysajn, kapiteni ynë, referencë në Kombëtare dhe lojtar që luan te Napoli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania