Panorama (Albania)

Mallkimi i Viktor Hugoit kundër “barbarëve” të Tiranës

-

Duhet ta ndalim kazmën që po i çrrënjos monumentet vendit. Do mjaftonte një mbrojtje me ligj, që ta ndalonim këtë çmenduri. Shkatërrim­i i një ndërtese historike dhe monumental­e nuk duhet t’u lejojë këtyre spekulator­ëve maskarenj të udhëhiqen nga interesa financiare, në vend të nderit qytetar. Oh, njerëz batakçinj dhe mizerabël, kaq të mangët nga trutë sa as nuk e kuptoni që s’jeni gjë tjetër, veç barbarë. Ka dy gjëra më vete në një ndërtesë historike, vlera e saj për përdorim dhe bukuria e saj

rrezik publik, francezët më mirë ta rrezojnë dhe të ndërtojnë në vend të saj një kishë të re moderne e shumë më të rehatshme. Sipas kësaj logjike të mbrapshtë, politikat e restaurimi­t nuk duhet të ekzistojnë, meqenëse e reja dhe modernia janë më komode. Edi Ramën nuk duhet ta gënjente mendja dhe ta kujtonte veten si të ishte prefekti Hausman i Napoleonit të 3- të, që vërtet rrafshoi disa ndërtesa mesjetare, por e bëri i detyruar për të hapur akse të gjera në kryeqyteti­n francez të gjysmës së dytë të shekullit të 19. Madje, ato shkatërrim­e që u ndërmorën asaj kohe nga Hausman në Paris, nuk mund të riprodhohe­n sot në qytetërime­t e civilizuar­a, të cilat nuk tolerojnë më qe t’i vihet kazma së vjetrës për projekte urbane, kur ajo paraqet vlera historike, siç u shokuan së fundmi evropianët me rrafshimin e një pjese të Pekinit të vjetër nga autoritete­t komuniste kineze për Lojërat

Olimpike. I pari që e hapi dhe e përhapi këtë rrymë mendimi në Europë qe Viktor Hugo, pikërisht me veprën Notre Dame de Paris, që e shkroi enkas për ta shpëtuar katedralen e famshme nga rrënimi dhe shkatërrim­i për mungesë mirëmbajtj­eje. Dhe ishte ai roman pa ambicie botërore në fillim, që e shpëtoi kishën Notre Dame si thesar kulturor të njerëzimit, sepse autoritete­t franceze që e shihnin si një kishë të pavlerë, të rrënuar e të qelbur të shekullit të 12, u ndërgjegjë­suan në atë pike sa jo vetëm që e restauruan për herë të parë pas romanit të Hugoit, por nën ndikimin e shkrimtari­t të famshëm krijuan listën e monumentev­e që duheshin mbrojtur nga shteti, gjë që s’kishte ndodhur kurrë më parë. Pakkush e njeh parathënie­n e Hugoit në krye të romanit Notre Dame de Paris. Ai e titulloi: “Thirrje për të ruajtur monumentet e vjetra dhe për t’u frymëzuar bashkëkomb­ësve dashurinë për trashëgimi­në arkitektur­ore”. Atë thirrje, në të cilën Hugo tregonte me gisht barbarët, duhej ta kishim ngjitur në katër muret e Teatrit Kombëtar të Tiranës, si kryqe që u vihen para syve vampirëve pas mesnate. Pa asnjë garanci, megjithatë, se kjo do t’i zmbrapste fadromat e kuçedrave të Rilindjes. Ja çfarë u shkruante barbarëve të sotëm Viktor Hugo si Nostra Damus, gati 200 vjet më parë:

“Duhet ta ndalim kazmën që po i çrrënjos monumentet vendit. Do mjaftonte një mbrojtje me ligj, që ta ndalonim këtë çmenduri. Shkatërrim­i i një ndërtese historike dhe monumental­e nuk duhet t’u lejojë këtyre spekulator­ëve maskarenj të udhëhiqen nga interesa financiare, në vend të nderit qytetar. Oh, njerëz batakçinj dhe mizerabël, kaq të mangët nga trutë sa as nuk e kuptoni që s’jeni gjë tjetër, veç barbarë. Ka dy gjëra më vete në një ndërtesë historike, vlera e saj për përdorim dhe bukuria e saj. Përdorimi i takon një grupi njerëzish, por bukuria i takon të gjithë bashkësisë, juve, mua, tjetrit, të gjithëve ne. Të prishësh ndërtesa të tilla është të tejkalosh të drejtat që ke, sepse bëhet fjala për një çështje interesi të përgjithsh­ëm, bëhet fjala për interes kombëtar”.

Le t’i ndjekë pafundësis­ht ky tekst i gjigantit të literaturë­s franceze, Makbethët e krimit kulturor në zemër të Tiranës, ashtu siç do t’i ndjekë kudo nga pas hija e godinës së Teatrit, që nuk i bënte krim njeriu!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania