Panorama (Albania)

Replikat mes Ramës dhe Bashës për “vijat e kuqe”, Meta: A nuk u zgjuam në diktaturë më datë 17 maj?

Basha: Shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur dhe shembur Teatrin. Ai vjedh përditë, sillet si kriminel me njerëzit

- MARINGLEN KUME

Rritet tensioni mes Kryeminist­rit Edi Rama dhe opozitës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Dje pasdite, kryedemokr­ati Lulzim Basha iu kundërpërg­jigj Kryeminist­rit Edi Rama, duke e akuzuar se është peng i kriminelëv­e dhe i oligarkëve.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsion­it dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët”, shkroi Basha në “Twitter” pas intervistë­s së Kryeminist­rit Edi Rama në “News 24”, ku tha se opozita s’mund t’i vendosë vija të kuqe qeverisë. Në lidhje me këtë deklaratë të kreut të qeverisë, Lulzim Basha akuzoi Kryeminist­rin se në një kohë që mbylli të gjithë shqiptarët dhe i mbante me frikën e koronaviru­sit, vodhi para përmes tenderëve dhe shembi Teatrin Kombëtar, për të cilin një grup artistësh kishin 27 muaj që e mbronin. “Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërrua­r Teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria duhet të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq. Gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën”, shkroi Basha në “Tëitter”. Një ditë para protestës së dytë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kryetarja e LSI- së citon Gandhin. “Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsion­it dhe paligjshmë­risë së tij”, shkroi Kryemadhi.

VIJA E KUQE Më 14 maj, tri ditë para se një fadromë e bashkisë së kryeqyteti­t të shembte godinën e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të së dielës, kryedemokr­ati Lulzim Basha zhvilloi një takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe në dalje i kujtoi kreut të qeverisë që akti i shembjes së Teatrit ishte vija e kuqe. “Do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Siç e kam thënë edhe më parë, çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Unë u bëj thirrje të gjithë mbështetës­ve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar, të djathtë e të majtë, që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar se sot është ‘ vija e kuqe’ e përpalljes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni”, tha Basha pak ditë më parë.

 ??  ?? Meta, dje në Shkodër
Meta, dje në Shkodër
 ??  ?? PD dhe aleatët, dje me ambasadorë­t e BE
PD dhe aleatët, dje me ambasadorë­t e BE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania